Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Lajme

13 January 2017

Kapen mbi 25 kg narkotikë në Vërmicë

Prishtinë 13 janar 2017 – Njësit e Doganës e Kosovës sot në mëngjes kanë arritur të kapin mbi 25 kg narkotikë të llojit marihuanë.

Sot gjatë kontrollit të autobusit së linjës Prishtinë – Tiranë – Prishtinë njësitet e doganës kanë selektuar për kontrollimin detal këtë autobusit. Gjatë kontrollës së ushtruar nga oficerët doganor të valixheve të udhëtarëve në dy prej tyre është hasur në lënde të dyshuar narkotike e llojit marihuanë së sasi totale prej 25.8 kg. Pas bashkëpunimit me policinë është identifikuar edhe personi në pronësi të valixheve i cili është arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës. Rasti së bashku me lëndën narkotike i është dorëzuar Policisë për vazhdimin e hetimeve.

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.  

img_0911