Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Lajme

17 February 2016

Kapen mbi 20 kg narkotikë në Vërmicë

 

Prishtinë 17 shkurt 2016 – Njësit e Doganës e Kosovës së bashku me Policinë mbrëmë rreth orës 21:00 kanë arritur të kapin mbi 20 kg narkotikë të llojit marihuanë.

Gjatë kontrollimit të automjeteve në pikë-kalimin e Vërmicës, oficerët doganor kanë shfaqur dyshimet se një automjet me targa të Serbisë mund të transportonte mallra të ndaluara. Pas ndalesës së veturës llojit Land Rover – Range Rover ngjyrë e zezë me tabela të Serbisë është ushtruar kontroll nga ana e doganës dhe policisë. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e lartë përmendur është zbuluar një sasi e konsiderueshme e lëndës narkotike (dyshohet të jetë Marihuanë). Sasia e lëndës narkotike ishte 20410 gram(20 kilogram e 410 gram). Lënda narkotike u zbulua e fshehur në rezervuarin e benzinës së automjetit. Deri tek zbulimi erdhi përmes përdorimit të pajisjeve të specializuara donacion nga qeveria e SHBA-ve përmes programit EXBS. Vozitësi ishte shtetas i Serbisë, i njejti është  arrestuar nga ana e Policisë dhe rasti ka vazhduar tutje me hetimet.

Lidhur me këtë rast drejtori i përgjithshëm i Doganës z. Rafuna theksoj se “Dogana e Kosovës përveç mbledhjes së suksesshme të taksave tanimë është shndërruar në një institucion i cili kontribuon në rritjen e përgjithshme të sigurisë dhe mbrojtjen e kufirit, gjithashtu falënderoj qeverinë e SHBA (programin EXBS) për mbështetjen e vazhdueshme  pasi që rezultatet e kësaj përkrahje si në fushën e trajnimeve po ashtu edhe në atë të asistencës teknike prodhojnë rezultate maksimale”.

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.

 

IMG_6956_937632.JPG