Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Lajme

21 November 2015

Kapen mbi 16 kg lendë narkotike

Prizren 21 nëntor 2015 – bashkëpunimi në kuadër të menaxhimit të integruar të kufirit (MIK) çdo ditë është duke e rritur performancën e institucioneve tona. Policia e Kosovës, Dogana dhe AUV përmes MIK kanë rritur efikasitetin si dhe luftën kundër trafikut ilegal.

Rasti më i fundit i suksesshëm i këtij bashkëpunimi ishte mbrëmë kur njësite e Doganës në bashkëpunim me policinë parandaluan suksesshëm tentimin për futje të lëndëve narkotike në Kosovës. Mbrëmë rreth orës 21:30h në  Vërmicë është paraqitur një automjet me targa të Kosovës.  Automjeti është selektuar për kontroll në vijën e dytë ku gjatë kontrollit të automjetit është zbuluar lëndë narkotike e cila dyshohet të jetë e llojit Marihuanë në sasi prej 16 kilogram e 290 gram e shprëndar në 30 qese (paketime).

Oficerët arritën të zbulojnë lëndën narkotike e cila ishte e fshehur në në serbatorin (rezervoarin) e benzinës si rezultat i përdorimit të pajisjeve të cilat janë donacion nga shteti Amerikanë.  Menjëherë pas zbulimit personat e dyshuar janë arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës.

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.

 

IMG_2992_754316.JPG