
Kapen mbi 1000 copë fishek të gjuetisë
Lajme
15 August 2022
Kapen mbi 1000 copë fishek të gjuetisë
Prishtinë 15 gusht 2022 Mbrëmë në orët e vona në pikëkalimin kufitar të Vërmicës janë kapur gjatë tentim kontrabandimit mbi 1000 copë fishek të gjuetisë.
Një automjet me targa kosovare dhe i drejtuar nga shtetas i Republikës së Kosovës rreth orës 01:05 ka tentuar që të shmang kontrollën doganore (duke tentuar të ik), mirëpo është urdhëruar që të ndalohet për kontroll doganor. Drejtuesi i mjetit deklaron se nuk posedon asgjë. Mirëpo në bazë të dyshimit të arsyeshëm urdhërohet që mjetin ta drejtojë në vijën e dytë të kontrollit, pas kontrollimit të detajuar së bashku me zyrtarët policor në pjesën e gomës rezervë të kamufluara janë gjetur municion gjuetie. Automjeti është dërguar për skanim në doganën e Shqiperise, mirëpo pas kontrollimit nuk është gjetur mall tjetër. Sasia e gjetur si në vijim:
Municion gjuetie 1074 copë
Thikë gjuetie pa markë 1 copë
Totali: 1074 copë municion gjuetie dhe 1 thike gjuetie
Ndaj të dyshimtit është inicuar rasti për kontrabandim të muncionit. Municioni I gjuetisë është konfiskuar dhe rasti është dorëzuar te Policia e Kosovës.



