Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Lajme

11 February 2022

Kapen cigaret të kontrabanduara

Prishtinë 11 Shkurt, 2022 në magjistralen Aeroport – Prishtinë Njësitet Antikontrabande kanë arritur të identifikojnë dhe ndalojnë një automjet transportues te dyshimte. Me ketë rast janë gjetur cigare te Kontrabanduara / pa dokumentacion përcjellës me vlere prej 12,000.00 €.  Shmangiet nga Detyrimet Doganore llogaritet të jenë 63,756.00 €.

Lidhur me ketë rast është njoftuar Prokuroria Themelore ne Prishtine dhe pas intervistimit me Urdhër te Prokurorit Kujdestar dy te dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095.

30789163-fa8a-4228-83ef-e25909babcdc