Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Lajme

23 February 2022

Kapen barna në vlerë 10000 mijë euro

Prishtinë 23 shkurt 2022 Njësitet e Doganës së Kosovës kanë organziuar kontrolla në tri barnatore në qytetin e Prishtinës.

Me këtë rast është hasur në 482 artikuj të ndryshëm (482 lloje të Barnave) të kontrabanduar / pa dokumentacion përcjellës, me vlerë rreth 10,000.00 Euro.

Me këtë rast malli është sekuestruar dhe është proceduar më tutje në procedurë kundërvajtëse.

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095.

barna 1