Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Kapen aparateve për lojëra të fatit dhe pajisje të tjera përcjellëse në vlerë rreth 6.000€

Lajme

04 August 2017

Kapen aparateve për lojëra të fatit dhe pajisje të tjera përcjellëse në vlerë rreth 6.000€

Prizren 3 gusht  2017 – Oficerët doganor duke vepruar sipas detyrës zyrtare kanë bastisur një lokal në regjionin e Prizrenit që operonte me lojëra fati illegal, ku kanë konfiskuar pajisje me vlerë rreth 6000 euro.

Gjatë patrullimeve rutinore të njësisë anti-kontrabandë kanë vërejtur një lokal të dyshimtë me derë të hapur dhe me pajisje për lojëra të fatit ilegale. Pasi pronari I lokalit ka parë automjetin e doganës është futur brenda dhe ka mbyllur derën nga brenda. Përkundër  thirrjeve që të hap derën personi nuk ka vepruar ashtu. Njësit e doganës në bashkëpunim me policinë dhe pas kontakteve me prokurorin kanë marr urdhër për të hapur derën me forcë. Pas hyrjes në lokalin e lartcekur janë gjetur dhe konfiskuar pajisje të lojërave të fatit të pa-licencuara si më poshtë:

–       Aparate për lojëra fati të llojit Kajot 3 copë

–       Televizion 3 copë

–       Lucky SIX-ELBET, lojëra fati 1 copë

–       DVR 1 copë

–       Monitor 2 copë

–       Printer 1 copë

Të gjitha këto pajisje konfiskohen nga Dogana e Kosovës. Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.