
Kapen afër 6000 kg duhan i përpunuar
Lajme
22 January 2015
Kapen afër 6000 kg duhan i përpunuar
Ferizaj, Njësitet e doganës me kërkesë të policisë së Kosovës kanë ushtruar kontrolle në dy lokacione, respektivisht me qëllim të konfiskimit te mallit të zbuluar pa prejardhje.
Pas hetimeve fillestare nga njësit policore sot është bërë kontrolli dhe verifikimi i mallit të gjetur në dy lokacione. Bastisja ka rezultuar me gjetjen e një sasie të konsiderueshme të duhanit të kontrabanduar. Pas numërimit te mallit është konstatuar sasia e mallit si më poshtë:
1. Duhan i papërpunuar – 5.356 kg
2. Duhan i grire – 320 kg
3. Duhan pak. 250gr – 328 pako
4. Duhan i grire pak. 30gr – 50 pako
5. Duhan i grire “Tarabosh” 400 gr – 32 pako
6. Cigare “Respect” – 2000 pako x 20 cigare
7. Cigare “MT” – 1870 pako x 20 cigare
8. Cigare “Opatija” – 70 pako x 20 cigare
9. Cigare “Drina” – 1400 pako x 20 cigare
10. Filtera për cigare – 5 kuti
11. Foli alumini për cigare – 2 rollne
Malli i lartcekur është ndaluar dhe konfiskuar. Kurse rasti ka vazhduar tutje për hetime nga ana e Policisë.
