Republika e Kosovës / Ministria e financave

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pages

Kapen afër 30.000 euro telefona mobil gjatë tentim kontrabandës përmes kalimit kufitar Jarinje

Lajme

19 nntor 2014

Kapen afër 30.000 euro telefona mobil gjatë tentim kontrabandës përmes kalimit kufitar Jarinje

Mitrovicë 26 prill 2014  – Oficerët e Doganës së Kosovës, respektivisht oficerët në pikë kalimin kufitar të Jarinjës kanë arritur që të parandalojnë kontrabandën me telefona mobil.

Sot në orët e para të mëngjesit gjatë hyrjes së një autobusi të udhëtarëve oficerët doganor gjatë ushtrimit të kontrollës arritën të zbulojnë tek njëri nga udhëtarët një sasi të konsiderueshme të telefonave mobil.

Fillimisht pas kontrollit detal të pjesës së bagazhit oficerët nuk gjetën asgjë por gjatë kontrollimit të hapësirave të udhëtarëve dhe bagazhit personal të tyre, tek njëri udhëtar u gjetën disa paketime të cilat i kishte futur nën ulësen e tij. Pas hapjes së këtyre paketimeve u zbulua sasi e konsiderueshme e telefonave mobil dhe pajisjeve përcjellëse të tyre. Personi tek i cili janë gjetur është shtetas i Serbisë. Numri i saktë i telefonave ishte 64 copë kurse në vijim janë dhënë detajet:

  • Telefon Mobil i mençur Samsung Galaxy S5 -20 copë;
  • Telefon Mobil i mençur Samsung Galaxy S4 -16 copë;
  • Telefon Mobil i mençur Iphone 5S 28 copë;
  • Pajisje përcjellëse për këta telefona 57 copë të ndryshme;

Dogana ka bërë konfiskimin e telefonave vlera e të cilëve është afër 30000 euro, kurse pala është gjobitur.  Vendosja e kontrollit doganor në dy pikat kufitare në veri përveç që ka ndikuar dukshëm në rritjen e të hyrave nga ajo pjesë ka efekt të konsiderueshëm në parandalimin e kontrabandës dhe zbulimin e rasteve të tilla.

IMG_4247_1_401748.jpg