Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pages

Lajme

19 November 2014

Kapen afër 23 kilogram narkotikë

Prishtinë, – oficerët doganor dhe policor mbrëmë gjatë kontrollit të një autobusi i cili kalonte përmes pikëkalimit kufitar të Merdares kanë kapur një sasi e konsiderueshme e narkotikve.

Mbrëmë rreth orës 23:00 në Pikëkalimin kuftar të Merdarës është ndaluar për kontroll autobusi i linjës Prizren – Beorgrad, autobusi është ndaluar gjatë daljes nga Kosova. Ky autobus është dërguar për kontroll detale në terminalin doganor pasi që oficerët doganor dhe policor kanë dyshuar për mallra ilegale të cilat potencialisht mund të ishin të fshehura në brendi të autobusit. Gjatë kontrollit detal janë përdorur edhe pajisjet ndihmëse si Fibroskopin dhe Busterin, përnes të cilave është arritur të identifikohen në pjesën e pasme të autobusit, saktësisht tek pjesa e motorit dy çanta të dyshimta. Në çanta janë gjetur 22 paketime që dyshohet të jetë substanë narkotike canabis sativa. Pas hapjes është konstatuar se sasia është  rreth 23 kg. Menjëherë janë arrestuar vozitësi dhe ndihmës vozitësi që të dy shtetas të Kosovës. Në autobus kanë qenë gjithsejt 10 udhëtarë të cilët janë evidentuar dhe janë liruar më pas.

Dogana e Kosovës falenderon edhe një herë ambasadën amerikane për donacionet e vazhdueshme dhe asistencën e cila ka mundësuar që dogana të ketë pajisje të specializuara për kontrolle detale. Dogana ka pranuar në vazhdimësi pajisje të teknollogjisë së lartë dhe trajnime nga projektet e ambasadës Amerikane.

20140608_000642_1_323678.jpg