Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Kapen afër 20 kg narkotikë në pikë-kalimin kufitar të Kullës

Lajme

23 December 2016

Kapen afër 20 kg narkotikë në pikë-kalimin kufitar të Kullës

Prishtinë 23 dhjetor  2016 – Njësit e Doganës e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës  kanë arritur të kapin afër 20 kg narkotikë të llojit marihuanë.

Gjatë kontrollimit të automjeteve në pikë-kalimin e Kullës (regjioni Pejë), oficerët doganor kanë shfaqur dyshimet se një automjet me targa të republikës së Shqipërisë  mund të transportonte mallra të ndaluara. Pas ndalimit të automjetit dhe identifikimit të udhëtarëve (2 shtetas të Shqipërisë) automjeti është selektuar për kontrolle detale.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e lartë përmendur së bashku me policinë është zbuluar një sasi e konsiderueshme e lëndës narkotike (dyshohet të jetë Marihuanë). Lënda narkotike u zbulua e fshehur në mes të bagazhit dhe ulëses së pasme. Vozitësi dhe bashkudhëtari janë arrestuar nga Policia kufitare në momentin e parë ku janë vërejtur pakot e dyshimta. Pas përfundimit të kontrollit sasia e saktë ishte e 17 pako apo 18 kg e 390 gram.

Rasti dhe substancat narkotike janë dorëzuar për procedim të mëtejmë tek policia si dhe personat janë dërguar në mbatje me urdhër të prokurorit kompetent.

20161222_162135