Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pages

Kapen afër 2 kg narkotikë në autobusin e linjës Tiranë-Prishtinë

Lajme

13 May 2015

Kapen afër 2 kg narkotikë në autobusin e linjës Tiranë-Prishtinë

Vërmicë, Sot rreth orës 09:50 në Vermicë oficerët doganor kanë selektuar për skanim dhe kontroll detal autobusin e linjës Tiranë – Prishtinë.
Sipas procedurës zyrtare gjatë skanimit të autobusit janë zbritur të gjithë udhëtarët të cilët gjithashtu  kanë dorëzuar valixhet personale në skanerin e  bagazheve.

Gjatë skanimit të valigjeve tek një udhëtar me shtetësi kosovare janë hasur ne paketime të dyshimta. Gjithashtu edhe në autobus është gjetur një pako tjetër. Pas zbulimit të rastit është njoftuar policia kufitare që kanë berë sigurimin e vendit të ngjarjes dhe ndalimin e personit të dyshuar dhe fillimin e hetimeve.
Sasia e zbuluar e lëndës narkotike (canabis sativa) është afër 2 kg dhe e njëjta së bashku me rastin janë dorëzuar tek Policia e Kosovës.

20150512_095733_49876.jpg