Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Kapen 60.000 euro tekstil i kontrabanduar si dhe arrestohet një person

Lajme

16 August 2016

Kapen 60.000 euro tekstil i kontrabanduar si dhe arrestohet një person

Prishtinë 16 gusht  2016 –  njësit e Doganës së Kosovës gjatë patrullimeve rutinore në rajonin e Prishtinës kanë arritur të kapin në sasi të konsiderueshme të mallrave të cilat ishin të kontrabanduara, vlera e mallrave (tekstil) është mbi 60,000 euro.

Njësit e Doganës gjatë orëve të vona të natës (03:30) kanë hasur në një automjet transportues të dyshimit me targa të Kosovës, fillimisht është tentuar të ndalet automjeti por drejtuesi si i automjetit në fjalë edhe përkundër sinjalizimit për ndalim-kontroll nuk ka ndalur automjetin, me ç’rast ka vazhduar me shpejtësi me qëllim të ikjes.

Njësit e doganës kanë filluar ndjekjen kur edhe është arritur të ndalet automjeti por drejtuesi i automjetit ka ikur, duke lënë automjetin e boshatisur. Menjëherë kanë filluar hetimet për identifikimin e tyre ku njëri prej personave fizik është arritur të identifikohet dhe më pas gjatë orëve të para të mëngjesit është shoqëruar në Doganë për verifikime të mëtutjeshme nga hetuesia i cili më pas edhe është arrestuar.

Automjeti dhe mallrat me vlerë mbi 60.000 mijë euro janë konfiskuar.

Menaxhmenti i Doganës së Kosovës është i vendosur  në luftimin dhe hetimin e të gjitha rasteve të kontrabandës, korrupsionit dhe dukurive të tjera negative, prandaj edhe kërkojmë nga qytetarët që të thërrasin pasi duke ndihmuar doganën ndihmojnë në zhvillimin e vendit dhe krijimin e një të ardhme më të sigurt. Numrat për thirrje janë 0800 50 095 (pa pagesë), me mesazhe përmes 50 095 (pa pagesë) ose përmes postës elektronike në  lajmro@dogana-ks.org .

IMG_5360_22515.JPG