
KAPEN 25.000 EURO MEDIKAMENTE GJATË TENTIM KONTRAB
Lajme
28 March 2014
KAPEN 25.000 EURO MEDIKAMENTE GJATË TENTIM KONTRAB
Prishtinë 28 mars 2014 – Oficerët doganor gjatë kontrollimit të udhëtarëve në aeroportin “Adem Jashari” kanë arritur të kapin sasi të konsiderueshme të barnave rreth 1400 paketime.
Oficerët doganor kanë filluar të kontrollojnë udhëtarët e fluturimit Stamboll – Prishtinë duke profiluar riskun dhe selektuar udhëtarët për kontroll detaje. Oficerët doganor kanë vërejtur se njëri prej udhëtarëve ka tentuar t’i shmanget kontrollit doganor duke vazhduar për në tualetet e Aeroportit së bashku me bagazhin e tij.
Ky person menjëherë është vënë nën mbikëqyrje dhe të gjitha veprimet e tij janë përcjellur nga oficerët doganor, udhëtar i dyshimtë ka braktisur bagazhin dhe është drejtuar për në dalje pa valixhet e tij. Oficerët doganor e kanë ndaluar ku edhe pas hetimeve fillestare personi ka pranuar se ka braktisur valixhet në të cilat kishte sasi të konsiderueshme të barnave. Personi i ndaluar është shtetas kosovar me iniciale A.T.
Mallrat e konfiskuara janë të llojeve të ndryshme si në vijim:
1. Adrimisin 50mg 65 pako
2. Pirucin 50mg/25ml 100 pako
3. Sintopizid 100mg/5ml 100 pako
4. Cyclo-Progynola 100 pako
5. Cialis 20mg 1000 pako
Vlera e mallrave të konfiskuara është afër 25000 euro, kurse pas konsultimeve me prokurorinë është vendosur që të procedohet kundërvajtja nga Dogana e Kosovës.
