Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Lajme

19 November 2014

Kapen 200.000 euro barna kontrabandë

Pejë 30 Gusht 2014 – njësit e Doganës së Kosovës gjatë ditës së djeshme kanë realizuar një aksion për bastisjen e një lokacioni në qytetin e Pejës.  Pas marrjes së informatave përmes rrugëve operative lidhur me një sasi të konsiderueshme të barnave të cilat besohet se ishin kontrabanduara njësit e doganës kanë arritur të  gjenin dhe konfiskonin barna të kontrabanduara me vlerë mbi 200.000 euro.

Një kompani e cila  kishte selinë në ish depon farmaceutike të Spitalit Regjional të Pejës ishte e dyshuar për kontrabandë. Gjatë aksionit të përbashkët me Policinë e Kosovës,  është gjetur një sasi e konsiderueshme e barnave (836 emërtime apo lloje të ndryshme) me vlerë të përafërt mbi 200.000 euro. Gjatë bastisjes janë  hasur në dy bunkerë (hapësirë e kamufluar) brenda depos ku në njërin nuk është gjetur asgjë, ndërsa në bunkerin e dytë kemi hasur sasi të konsiderueshme të barnave të kontrabanduara. Llojet e barnave janë nga më të ndryshme kryesisht prodhime greke. Gjithashtu njësit e Doganës kanë hasur në një armë të tipit AK 47-Kallashnikov me 23 fishekë kalibri 7.62×39 mm. Gjatë bastisjes njësit e doganës u asistuan edhe nga Policia e Kosovës. 

Dogana ka iniciuar hetimet lidhur me formën e kontrabadimit të këtyre barnave dhe njëkohësisht fton qytetarët që të na ofrojnë informata ashtu që të ndihmojnë në luftimin e kontrabandës dhe korrupsionit përmes numrave pa pagesë në 0800 50 095.

barnat_2_416542.jpg