Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Lajme

14 December 2021

Kapen 100 fishek në aeroport

Prishtinë 14 dhjetor 2021 oficerët doganor kanë parandaluar futjen e 100 fishekëve përmes aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës.

Përmes linjës së fluturimit Bruksel – Prishtinë ka arritur një udhëtar i cili ka kaluar në kanalin e gjelbër dhe është selektuar për kontroll nga oficerët doganor. Pas imazheve të skanimit është kërkuar edhe kontrolli fizik i valixhes dhe gjatë kontrollit fizik të valixhes është hasur në mall të ndaluar respektivisht fishek 8 mm në sasi prej 100 copë.

Për arsye të natyrës së mallit, pasi hyn në kategorinë e mallrave të ndaluara për import, pa leje përkatëse, rasti konform procedurës i është dorëzuar policisë.

Malli i ndaluar:

– Municion për pistoletë me gas 100 copë të markës Fiocchi Blanc 8 mm.

Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095. Dogana e Kosovës rishtazi ka lansuar aplikacionin eDogana për pajisjet e menqura android, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurtë dhe gjithashtu ofron mundësi për verifikim të kilometrave të automjeteve të importuara nga muaji Shtator.

Foto4