Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Njoftim mbi zgjatjen e afatit te konkursit te jashtem – Përkthyes i gjuhës serbokroate

Mundësi punësimi

Nov

21

2017

Njoftim mbi zgjatjen e afatit te konkursit te jashtem – Përkthyes i gjuhës serbokroate

NJOFTIM MBI ZGJATJEN E AFATIT TË KONKURSIT TË JASHTËM

 

Bazuar në Kodin Doganor dhe të Akcizave të Kosovës, Ligjin e Shërbimit Civil të Republikës së Kosovës 03/L-149 si dhe mbështetur ne nenin 22, paragrafin 3 të Rregullores 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit të Shërbyesve Civil, Dogana e Kosovës zgjatë afatin e konkursit të jashtëm të publikuar me nr. 486/06.11.2017, për vendet e punës:

 

Titulli i vendit të punës: Përkthyes i gjuhës serbokroate

Numri i pozitës së kërkuar: 1 (një) pozitë e karrierës

Nr. i referencës së pozitës së punës: IN/040 / JP00031386

                                                      

Konkursi zgjatet për 7 ditë, afati i fundit për aplikim: 28.11.2017.

Kërkesat e arritura pas afatit nuk do të shqyrtohen;

Kërkesat e pakompletuara refuzohen.

 

Dogana e Kosovës me rastin e publikimit të këtij konkursi, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në  Republikën e Kosovës.

 

Komunitetet jo shumicë dhe pjestarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në nenin 11, paragrafin 3 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin civil të Republikës së Kosovës.

Data e shkadimit 28/11/2017