
NJOFTIM MBI ZGJATJEN E AFATIT TË KONKURSIT TË JASHTËM
Mundësi punësimi
Pri
28
2018
NJOFTIM MBI ZGJATJEN E AFATIT TË KONKURSIT TË JASHTËM
NJOFTIM MBI ZGJATJEN E AFATIT TË KONKURSIT TË JASHTËM
Bazuar në Kodin Doganor dhe të Akcizave të Kosovës, Ligjin e Shërbimit Civil të Republikës së Kosovës 03/L-149 si dhe mbështetur ne nenin 22, paragrafin 3 të Rregullores 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit të Shërbyesve Civil, Dogana e Kosovës zgjatë afatin e konkursit të jashtëm të publikuar me nr. 639/12.04.2018, për vendet e punës:
- Titulli i vendit të punës: Zyrtar i Lartë i BNJ për çështje e Marrëdhënies së Punës
- Numri i Referencës: PE/020
- Numri i pozitës së kërkuar: 1 (një) pozitë e karrierës
- Titulli i vendit të punës: Zyrtar i Lartë i BNJ për çështje Llogaritare dhe të Pagesave
- Numri i Referencës: PE/020
- Numri i pozitës së kërkuar: 1 (një) pozitë e karrierës
Konkursi zgjatet për 7 ditë, afati i fundit për aplikim: 04.05.2018.
Kërkesat e arritura pas afatit nuk do të shqyrtohen;
Kërkesat e pakompletuara refuzohen.
Dogana e Kosovës me rastin e publikimit të këtij konkursi, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Republikën e Kosovës.
Komunitetet jo shumicë dhe pjestarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në nenin 11, paragrafin 3 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin civil të Republikës së Kosovës.