
Konkurs i jashtëm
Mundësi punësimi
May
05
2017
Konkurs i jashtëm
Bazuar në Kodin Doganor dhe të Akcizave të Kosovës, Ligjin e Shërbimit Civil të Republikës së Kosovës 03/L-149 si dhe Rregulloren 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit te Shërbyesve Civil, Dogana e Kosovës publikon konkurs të jashtëm për plotësimin e pozitave të lira në Drejtorinë e Akcizës dhe Procedurave, si më poshtë:
Drejtoria: Akcizë dhe Procedura
Departamenti: Akcizë, Tarifë, Origjinë dhe Procedura
Sektori: Laborator
Titulli i vendit të punës: Kimist laboratorik
Kategoria funksionale dhe grada e vendit të punës: Koeficienti – 7 (shtatë)
Numri i pozitës së kërkuar: 2 (dy) pozita të karrierës
Kohëzgjatja e emërimit: Pa afat (duke përfshirë periudhën e punës provuese një (1) vjeçare)
Numri i Referencës: 04.1.4
Raporton tek: Udhëheqësi i Sektorit të Laboratorit
Vendndodhja: Prishtinë
Detyrat e kryesore:
- Shqyrtimi i kërkesave lidhur me analizimet fiziko kimike të mostrave;
- Testimi i mostrave;
- Kujdesi për pajisjet analizuese, reagjentët, materialet certifikuese referente, kushteve të punës me qëllim të mbarëvajtjes së punëve në laborator;
- Kujdeset për afatet e kalibrimit të pajisjeve;
- Mostrimi dhe përkrahja në mostrim;
- Vlerësim të konformitetit sipas legjislacionit në fuqi dhe standardeve përkatëse;
- Përfillja e obligimeve që dalin nga akreditimi;
- Raportimi mbi objektivat, punët dhe detyrat e kryera;
- Përkrahje profesionale degëve dhe sektorëve të Doganës;
- Punë dhe detyra tjera të deleguara nga menaxhmenti etj.
Shkollimi i kërkuar:
- Kualifikim universitar nga lëmi i kimisë inxhinierike ose teknologjisë kimike – e nevojshme;
- Përvojë pune (2) vite – e nevojshme, e dëshirueshme në fushën laboratorë testues;
- Njohuri nga akreditimi, standardi EN ISO 17025, mostrimi, etj. – e dëshirueshme;
- Kërkohet njohuri e mirë e njërës nga gjuhët zyrtare – e nevojshme.
Aftësitë, përvoja dhe atributet tjera që kërkohen:
- Njohuri të shkëlqyeshme nga lëmia e laboratorit;
- Shkathtësi të mira komunikuese;
- Njohuri mbi rrjedhat dhe risitë nga mostrimi dhe standardet (ISO 17025);
- Aftësi për organizim dhe zhvillim të njësisë së Laboratorit;
- Njohuri dhe përvojë sidomos për punët dhe detyrat e Laboratorit;
- Aftësi organizative dhe planifikuese të punës dhe aktiviteteve të Laboratorit.
Kushtet e pjesëmarrjes në konkurrim:
Dogana e Kosovës me rastin e publikimit të këtij konkursi, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Republikën e Kosovës.
Komunitetet jo shumicë dhe pjestarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në nenin 11, paragrafin 3 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin civil të Republikës së Kosovës.
Marrja dhe dorëzimi i Aplikacioneve: bëhet në Doganën e Kosovës (objekti në Lakrishte), Bulevardi Bill Clinton, kati I, Zyra Nr.25.
Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin:
Ligji Nr. 03/L – 149 Për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës;
Rregullore Nr. 02/2010 Për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil.
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në web-faqen e Doganës së Kosovës dhe në njërën nga gazetat ditore, duke filluar nga data 05.05.2017, deri më datën 19.05.2017, që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së konkursit.
Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrin brenda 4 ditësh, aplikacionet që arrin pas këtij afati dhe ato të pakompletuar nuk do të shqyrtohen fare.
Aplikacionit i bashkëngjiten CV-ja standarde, kopjet e dokumentacionit mbi kualifikimin, përvojën dhe dokumentacionet tjera të nevojshme që kërkon vendi i punës për të cilin konkurrojnë.
Vetëm kandidatet e përzgjedhur në listën e shkurtër /ngushtë do te kontaktohen.
“Dogana e Kosovës, me qëllim të afirmimit të barazisë gjinore, inkurajon dhe mirëpret aplikimin e pjesëtarëve të të dyja gjinive, për të vënë në shërbim potencialet e tyre individuale në funksion të zhvillimit institucional dhe shoqëror, dhe gjithashtu, inkurajon të gjithë pjesëtarët e grupeve etnike minoritare të aplikojnë”
Për informata të hollësishme, mund të kontaktoni Zyrën e Burimeve Njerëzore në tel: 038 540 807, prej orës 8:00 -16:00.
u.d. Udhëheqëse e Departamentit të Burimeve Njerëzore
Laura DOBRUNA
_________________________
CV – Dogana e Kosovës – Zbrit (Download)