
KONKURS I JASHTËM – Zyrtar i Lartë i BNJ për çështjet e Marrëdhënies së Punës
Mundësi punësimi
Apr
13
2018
KONKURS I JASHTËM – Zyrtar i Lartë i BNJ për çështjet e Marrëdhënies së Punës
Bazuar në Kodin Doganor dhe të Akcizave të Kosovës, Ligjin e Shërbimit Civil të Republikës së Kosovës 03/L-149, si dhe Rregulloren 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit të Shërbyesve Civil, Dogana e Kosovës publikon konkurs të jashtëm për plotësimin e pozitave të lira në Drejtorinë e Shërbimeve të Përbashkëta, si më poshtë:
Drejtoria: Shërbimeve të Përbashkëta
Departamenti: Burimet Njerëzore
Sektori: Burimet Njerëzore
Titulli i vendit të punës: Zyrtar i Lartë i BNJ për çështjet e Marrëdhënies së Punës
Grada e vendit të punës: Koeficienti – 7 (shtatë)
Nr. i referencës së pozitës së punës: PE/020
Numri i pozitës së kërkuar: 1 (një) pozitë e karrierës
Kohëzgjatja e emërimit: Pa afat (duke përfshirë periudhën e punës provuese një (1) vjeçare)
Raporton tek: Udhëheqësi i Sektorit të Burimeve Njerëzore
Vendndodhja: Prishtinë
Detyrat e kryesore:
- Analizon, planifikon dhe kryen aktivitete në lidhje me punët e rekrutimit, avancimit, transferit, procedurat e daljes në pension dhe procedura tjera nga marrëdhënia e punës – si dhe drafton, përgatit Kontrata të punës dhe Akt Emërime sipas nevojës së institucionit dhe kërkesave të stafit;
- Përpilon vendime, shkresa dhe dokumente të tjera të nevojshme që përkojnë me procedurat e rekrutimit, avancimit në karrierë dhe çështje tjera nga marrëdhënia e punës;
- Analizon realizimin e SO dhe rekomandon veprime konform dispozitave të aplikueshme për ngritjen apo avancimin e stafit si dhe pranon kërkesat e Udhëheqësve të Njësive Organizative për plotësimin e pozitave të lira përmes rekrutimit dhe transferit si dhe jep këshilla lidhur me veprimet që duhet ndërmarrë konform dispozita ligjore në fuqi;
- Këshillon stafin mbi të drejtat ligjore dhe obligimet që derivojnë nga marrëdhënia e punës, të përcaktuara me dispozitat ligjore respektive si dhe përgatitë raporte mujore, periodike, vjetore dhe/ose të veçanta në bazë të kërkesës së Udhëheqësit të Sektorit të BNJ dhe institucioneve tjera;
- Pranon ankesat dhe kërkesat e stafit lidhur më çështje nga marrëdhënia e punës dhe rekomandon Udhëheqësin e Sektorit për procedurat e mëtutjeshme dhe respektimin e afateve ligjore për trajtimin e tyre konform Udhëzimeve Administrative dhe Rregulloreve respektive si dhe këshillon, ofron shërbime administrative për Komisione Disiplinore dhe të Ankesave konform dispozitave ligjore;
- Mbikëqyrë dhe përditëson sistemet e të dhënave elektronike-sistematizimin, DTB, SMVP aktuale të stafit si dhe përgatit raporte të ndryshme sipas nevojës së institucionit dhe kërkesës së mbikëqyrësit;
- Analizon dhe përcjell procesin e rifreskimit dhe hartimit të përshkrimit të vendeve të punës, sigurohet që informatat në përshkrimet e detyrave janë të sakta dhe të përditësuara;
- Analizon, evidenton dhe administron formularët për vlerësimin e përformancës së stafit si dhe rekomandon Udhëheqësit e Njësive Organizative lidhur me caktimin e objektivave, kohën dhe procedurën e vlerësimeve konform legjislacionit të aplikueshem;
- Analizon dhe rekomandon të Udhëheqësi i Sektorit veprime relevante sa i përket procedurave dhe respektimit të afateve ligjore lidhur me zbatimin e vendimeve të ndryshme nga fusha e Burimeve Njerëzore;
- Kryen detyra të tjera të deleguara dhe të caktuara nga mbikëqyrësi.
Shkollimi i kërkuar:
- Diplomë universitare, Fakulteti Juridik – e nevojshme.
Aftësitë, përvoja dhe atributet tjera që kërkohen:
- Përvojë pune profesionale tri (3) vite – e nevojshme;
- Njohuri të rregullativës së marrëdhënies së punës dhe rregullativës tjetër të zbatueshme në Burime Njerëzorë dhe aftësi për implementimin e tyre – e nevojshme;
- Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese, komunikimi, hulumtuese, planifikim të punës, dhe formulim te rekomandimeve dhe këshillave – e nevojshme;
- Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion– e nevojshme;
- Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access, Internetit, Aplikacioneve softuerike) – e nevojshme;
- Njohuri e mirë e njërës nga gjuhët zyrtare – e nevojshme;
- Të promovojë standarde të larta të integritetit personal dhe të shërbimit – e nevojshme.
Drejtoria: Shërbimeve të Përbashkëta
Departamenti: Burimet Njerëzore
Sektori: Burimet Njerëzore
Titulli i vendit të punës: Zyrtar i Lartë i BNJ për çështjet Llogaritare dhe të Pagesave
Grada e vendit të punës: Koeficienti – 7 (shtatë)
Nr. i referencës së pozitës së punës: PE/020
Numri i pozitës së kërkuar: 1 (një) pozitë e karrierës
Kohëzgjatja e emërimit: Pa afat (duke përfshirë periudhën e punës provuese një (1) vjeçare)
Raporton tek: Udhëheqësi i Sektorit të Burimeve Njerëzore
Vendndodhja: Prishtinë
Detyrat e kryesore:
- Implementon rregullativën e burimeve njerëzore dhe ndihmon respektivisht këshillon Udhëheqësin e Sektorit të BNj për zbatimin e vendimeve, rregulloreve dhe procedurave të burimeve njerëzore që kanë të bëjnë me personelin në përgjithësi dhe çështje financiare dhe të pagesave në veçanti;
- Përpilon vendime, shkresa dhe dokumente të tjera të nevojshme në fushën e procedurave të pagesave (shtesave, shpenzimeve të udhëtimit, shpërblimeve, etj.);
- Koordinimi i procesit dhe sigurimi që punët rreth pagave dhe pagesave tjera të jenë në kohë dhe të bazuara në rregullativë si dhe zbaton politikën buxhetore të realizimit të pagave si dhe përgatit kalkulimet mujore të pagave dhe në mënyrë elektronike përcjell ndryshimet për shtesat dhe ndalesat sipas rregullativës ne fuqi;
- Nga Sistemi i menaxhimit të pagave të administruar nga MF, Divizioni i pagesave çdo muaj nxjerr Listën e pagave dhe Urdhërpagesën për Paga dhe Shtesa (CPO-të), si dhe sipas nevojës nxjerr kartelën e nëpunësit për shumën e pranuar të pagave nga Buxheti i Kosovës si dhe bën analizimin, vlerësimin dhe raportimin e fondeve nga kategoria e pagave dhe shpenzimeve të udhëtimit për stafin e DK-së dhe në koordinim me Udhëheqësin e Sektorit të Burimeve Njerëzore bën planifikimin e tyre;
- Procedimi dhe evidentimi i dokumentacionit si dhe përgatitja e skemës se shpërblimeve sipas dispozitave ligjore në fuqi;
- Pranon kërkesat për shpenzimet e transportit dhe rekomandon Udhëheqësin e Sektorit të BNJ për pagesat e shpenzimeve të udhëtimit ;
- Përgatitë Listën dhe në koordinim me udhëheqësin e Sektorit të BNJ e përcjell në buxhet për pagesë dhe nënshkruan urdhërblerjet si dhe këshillon stafin e DK dhe siguron mbikëqyrësin për zbatimin e vendimeve, rregulloreve dhe procedurave të burimeve njerëzore në fushën e pagesave;
- Përgatitë raporte mujore, periodike, vjetore dhe/ose të veçanta në bazë të kërkesës së Udhëheqësit të Sektorit të BNJ dhe institucioneve tjera (MF,MAP) si dhe bën mirëmbajtjen dhe përditësimin në kohë të sistemeve të dhënave të aplikueshme dhe të dhënat në dosjet fizike dhe elektronike të stafit ne fushën e pagesave;
- Administrimi i pushimeve të stafit dhe dosjet e punës jashtë orarit dhe procedon me veprime ligjore lidhur me të drejtat financiare ;
- Kryen detyra të tjera të deleguara dhe të caktuar nga mbikëqyrësi.
Shkollimi i kërkuar:
- Diplomë universitare, Fakulteti Ekonomik, Biznes, Financa, Menaxhment – e nevojshme;
Aftësitë, përvoja dhe atributet tjera që kërkohen:
- Përvojë pune profesionale tri (3) vite – e nevojshme;
- Njohuri të rregullativës së marrëdhënies së punës dhe rregullativës tjetër të zbatueshme në Burime Njerëzorë dhe aftësi për implementimin e tyre – e nevojshme;
- Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese, komunikimi, hulumtuese, planifikim të punës, dhe formulim te rekomandimeve dhe këshillave – e nevojshme;
- Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion– e nevojshme;
- Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access, Internetit, Aplikacioneve softuerike) – e nevojshme;
- Njohuri e mirë e njërës nga gjuhët zyrtare – e nevojshme;
- Të promovojë standarde të larta të integritetit personal dhe të shërbimit – e nevojshme.
Kushtet e pjesëmarrjes në konkurrim:
Dogana e Kosovës me rastin e publikimit të këtij konkursi, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Republikën e Kosovës.
Komunitetet jo shumicë dhe pjestarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në nenin 11, paragrafin 3 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin civil të Republikës së Kosovës.
Marrja dhe dorëzimi i Aplikacioneve: bëhet në Doganën e Kosovës (objekti në Veternik), kati II, Zyra Nr.27.
Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin:
Ligji Nr. 03/L – 149 Për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës
Rregullore Nr. 02/2010 Për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit ne web-faqen e Doganës së Kosovës dhe në njërën nga gazetat ditore, duke filluar nga data 13.04.2018, deri më datën 27.04.2018, që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së konkursit.
Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrin brenda 4 ditësh, aplikacionet qe arrin pas këtij afati dhe ato të pakompletuar nuk do të shqyrtohen fare.
Aplikacionit i bashkëngjiten CV-ja standarde, kopjet e dokumentacionit mbi kualifikimin, përvojën dhe dokumentacionet tjera të nevojshme që kërkon vendi i punës për të cilin konkurrojnë.
Vetëm kandidatet e përzgjedhur ne listën e shkurtër /ngushtë do te kontaktohen.
“Dogana e Kosovës, me qëllim të afirmimit të barazisë gjinore, inkurajon dhe mirëpret aplikimin e pjesëtarëve të të dyja gjinive, për të vënë në shërbim potencialet e tyre individuale në funksion të zhvillimit institucional dhe shoqëror, dhe gjithashtu, inkurajon të gjithë pjesëtarët e grupeve etnike minoritare të aplikojnë”
Për informata të hollësishme, mund të kontaktoni Zyrën e Burimeve Njerëzore në tel: 038 540 807, prej orës 8:00 -16:00.
Forma e Punesimit / Zahtev za Poslenje