0800 500 95

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

Republika e Kosovës / Ministria e Financave

DOGANA E KOSOVËS

Mundësi punësimi

Dhj

27

2017

KONKURS I JASHTËM (RISHPALLJE) – Përkthyes i gjuhës serbokroate

KONKURS I JASHTËM (RISHPALLJE)

 

 

 

 

Bazuar në Kodin Doganor dhe të Akcizave të Kosovës, Ligjin e Shërbimit Civil të Republikës së Kosovës 03/L-149 si dhe Rregulloren 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit te Shërbyesve Civil, Dogana e Kosovës publikon konkurs të jashtëm për plotësimin e pozitës së lirë në Drejtorinë e Shërbimeve të Përbashkëta, si më poshtë:

 

 

Drejtoria: Shërbimet e Përbashkëta

Departamenti: Burimeve Njerëzore

Sektori: Trajnimeve

Titulli i vendit të punës: Përkthyes i gjuhës serbokroate

Nr. i referencës së pozitës së punës: IN/040 / JP00031386

Përgjegjësi mbikëqyrëse: Jo

Grada e vendit të punës: koeficienti 7(shtatë)

Kohëzgjatja e emërimit: Pa afat (duke përfshirë periudhën e punës provuese një (1) vjeçare)

Numri i pozitës së kërkuar: 1 (një) pozitë e karrierës

Raporton tek: Udhëheqësi i Sektorit të Trajnimeve

Vendndodhja: Prishtinë

 

                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                       

Detyrat e kryesore:

 

  1. Të realizoj përkthime sipas nevojave të institucionit;
  2. Të përkthej dokumente prej gjuhës shqipe në gjuhë serbokroate dhe anasjelltas (p.sh. vendimet e Doganës, Udhëzimet Administrative të cilat lëshohen prej Doganës, dokumente të llojllojshme lidhur me personelin, kundërvajtje, komunikata për shtyp, artikujt nga gazeta, broshura, materialin për publikim në web-faqen e doganës , përkthime nga programi ASYCUDA, etj.);
  3. Të përkthej gjatë takimeve, prezantimeve të Oficerëve doganor, dhe/apo aktivitete të tjera zyrtare nga gjuha shqipe në gjuhë serbokroate dhe anasjelltas;
  4. Përkthim simultan sipas nevojës nëse kërkohet sipas arsyetimit;
  5. Të ofrojë asistencë administrative për njësinë dhe stafin menaxhues në përgjithësi, kjo përfshinë edhe ndihmën e cila nuk ka të bëj me përkthim, si radhitja e dokumenteve, marrja e shënimeve, raportimi prej mbledhjeve të ndryshme, etj.;
  6. Organizimi dhe mbajtja e dosjeve gjithëpërfshirëse për përkthimet e bëra, dorëzimi i këtyre dosjeve të mbikëqyrësi i tyre;
  7. Raporton në baza të rregullta tek udhëheqësi;
  8. Kryen detyra tjera të deleguara dhe të caktuara nga mbikëqyrësi sipas kërkesave dhe obligimeve të punës.

 

Shkollimi i kërkuar:

 

  1. Diplome universitare, Fakulteti Ekonomik, Juridik, i Gazetarisë dhe Fakulteti i Filologjisë – drejtimi Gjuhë apo Letërsi – e

 

Aftësitë, përvoja dhe atributet tjera që kërkohen:

 

  1. Dy (2) vite përvojë pune profesionale pas diplomimit – e nevojshme;
  2. Aftësi të komunikoi dhe shkruaj rrjedhshëm gjuhët shqipe dhe serbokroate – e nevojshme;
  3. Njohuri të mira kompjuterike – e nevojshme;
  4. Njohje e mirë e terminologjisë doganore – e dëshirueshme;
  5. Aftësi të dëshmuara dhe përvojë në përkthime zyrtare – e nevojshme;
  6. Te promovoi standarde të larta të integritetit personal dhe të institucionit;
  7. Trajnime përkatëse –  e dëshirueshme.

 

Kushtet e pjesëmarrjes në konkurrim:

 

Dogana e Kosovës me rastin e publikimit të këtij konkursi, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në  Republikën e Kosovës.

 

Komunitetet jo shumicë dhe pjestarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në nenin 11, paragrafin 3 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin civil të Republikës së Kosovës.

 

Marrja dhe dorëzimi i  Aplikacioneve: bëhet në Doganën e Kosovës (objekti në Veternik), kati II,  zyra Nr.27.

 

Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin:

Ligji Nr. 03/L – 149 Për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës

Rregullore Nr. 02/2010 Për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil

 

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit ne web-faqen  e Doganës së Kosovës dhe në njërën nga gazetat ditore, duke filluar nga data 28.12.2017, deri më datën 11.01.2018, që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së konkursit.

 

Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrin brenda 4 ditësh, aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pakompletuar nuk do të shqyrtohen fare.

 

Aplikacionit i bashkëngjiten CV-ja standarde, kopjet e dokumentacionit mbi kualifikimin, përvojën dhe dokumentacionet tjera të nevojshme që kërkon vendi i punës për të cilin konkurrojnë.

 

Vetëm kandidatet e përzgjedhur ne listën e shkurtër /ngushtë  do të kontaktohen.

 

“Dogana e Kosovës, me qëllim të afirmimit të barazisë gjinore, inkurajon dhe mirëpret aplikimin e pjesëtarëve të të dyja gjinive, për të vënë në shërbim potencialet e tyre individuale në funksion të zhvillimit institucional dhe shoqëror, dhe gjithashtu, inkurajon të gjithë pjesëtarët e grupeve etnike minoritare të aplikojnë”

 

Për informata të hollësishme, mund të kontaktoni Sektorin e Burimeve Njerëzore në tel: 038 540 807, prej orës 8:00 -16:00.

 

CV – Curriculum Vitae

Kerkesa per punesim

Expiration date* 11/01/2018