Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Mundësi punësimi

Sep

07

2017

KONKURS I JASHTËM

Bazuar në Kodin Doganor dhe të Akcizave të Kosovës, Ligjin e Shërbimit Civil të Republikës së Kosovës 03/L-149 si dhe Rregulloren 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit te Shërbyesve Civil, Dogana e Kosovës publikon konkurs të jashtëm për plotësimin e pozitës së lirë në Drejtorinë e Shërbimeve të Përbashkëta, si më poshtë:

 

 

Drejtoria: Shërbimet e Përbashkëta

Departamenti: Burimeve Njerëzore

Sektori: Trajnimeve

Titulli i vendit të punës: Përkthyes i gjuhës serbokroate

Nr. i referencës së pozitës së punës: IN/040 / JP00030690

Përgjegjësi mbikëqyrëse: Jo

Grada e vendit të punës: koeficienti 7(shtatë)

Kohëzgjatja e emërimit: Pa afat (duke përfshirë periudhën e punës provuese një (1) vjeçare)

Numri i pozitës së kërkuar: 1 (një) pozitë e karrierës

Raporton tek: Udhëheqësi i Sektorit të Trajnimeve

Vendndodhja: Prishtinë

 

 

Detyrat e kryesore:

1. Të realizoj përkthime sipas nevojave të institucionit;

2. Të përkthej dokumente prej gjuhës shqipe në gjuhë serbokroate  dhe anasjelltas (p.sh. vendimet e Doganës, Udhëzimet Administrative të cilat lëshohen prej Doganës, dokumente të llojllojshme lidhur me personelin, kundërvajtje, komunikata për shtyp, artikujt nga gazeta, broshura, materialin për publikim në web-faqen e doganës , përkthime nga programi ASYCUDA, etj.);

3. Të përkthej gjatë takimeve, prezantimeve të Oficerëve doganor, dhe/apo aktivitete të tjera zyrtare nga gjuha shqipe në gjuhë serbokroate dhe anasjelltas;

4. Përkthim simultan sipas nevojës nëse kërkohet sipas arsyetimit;

5. Të ofrojë asistencë administrative për njësinë dhe stafin menaxhues në përgjithësi, kjo përfshinë edhe ndihmën e cila nuk ka të bëj me përkthim, si radhitja e dokumenteve, marrja e shënimeve, raportimi prej mbledhjeve të ndryshme, etj.;

6. Organizimi dhe mbajtja e dosjeve gjithëpërfshirëse për përkthimet e bëra, dorëzimi i këtyre dosjeve të mbikëqyrësi i tyre;

7. Raporton në baza të rregullta tek udhëheqësi;

8. Kryen detyra tjera të deleguara dhe të caktuara nga mbikëqyrësi sipas kërkesave dhe obligimeve të punës.

 

Shkollimi i kërkuar:

 

1. Diplome universitare, Fakulteti Filologjisë – drejtimi Gjuhë apo Letërsi – e  nevojshme;

Aftësitë, përvoja dhe atributet tjera që kërkohen:

 

1. Përvojë pune  profesionale dy (2) vite – e nevojshme;

2.   Aftësi të komunikoi dhe shkruaj rrjedhshëm gjuhët shqipe dhe serbokroate – e nevojshme;

3.   Njohuri të mira kompjuterike – e nevojshme;

4.   Njohje e mirë e terminologjisë doganore – e dëshirueshme;

5.   Aftësi të dëshmuara dhe përvojë në përkthime zyrtare – e nevojshme;

6.   Te promovoi standarde të larta të integritetit personal dhe të institucionit;

7.   Trajnime përkatëse  –  e dëshirueshme;

Kushtet e pjesëmarrjes në konkurrim:

 

Dogana e Kosovës me rastin e publikimit të këtij konkursi, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në  Republikën e Kosovës.

Komunitetet jo shumicë dhe pjestarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në nenin 11, paragrafin 3 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin civil të Republikës së Kosovës.

Marrja dhe dorëzimi i  Aplikacioneve: bëhet në Doganën e Kosovës (objekti në Veternik), kati II,  Zyra Nr.27.

 

Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin:

Ligji Nr. 03/L – 149 Për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës

Rregullore Nr. 02/2010 Për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit ne web-faqen  e Doganës së Kosovës dhe në njërën nga gazetat ditore, duke filluar nga data 07.09.2017, deri më datën 21.09.2017, që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së konkursit.

Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrin brenda 4 ditësh, aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pakompletuar nuk do të shqyrtohen fare.

Aplikacionit i bashkëngjiten CV-ja standarde, kopjet e dokumentacionit mbi kualifikimin, përvojën dhe dokumentacionet tjera të nevojshme që kërkon vendi i punës për të cilin konkurrojnë.

Vetëm kandidatet e përzgjedhur ne listën e shkurtër /ngushtë  do të kontaktohen.

“Dogana e Kosovës, me qëllim të afirmimit të barazisë gjinore, inkurajon dhe mirëpret aplikimin e pjesëtarëve të të dyja gjinive, për të vënë në shërbim potencialet e tyre individuale në funksion të zhvillimit institucional dhe shoqëror, dhe gjithashtu, inkurajon të gjithë pjesëtarët e grupeve etnike minoritare të aplikojnë”

 

Për informata të hollësishme, mund të kontaktoni Zyrën e Burimeve Njerëzore në tel: 038 540 807, prej orës 8:00 -16:00.
Kërkesa për punësim
CV – Dogana e Kosovës – Zbrit (Download)

Data e shkadimit 30/09/2017