Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Mundësi punësimi

Sep

14

2017

Konkurs i jashtëm

Bazuar në Kodin Doganor dhe të Akcizave të Kosovës, Ligjin e Shërbimit Civil të Republikës së Kosovës 03/L-149 si dhe Rregulloren 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit te Shërbyesve Civil, Dogana e Kosovës publikon konkurs të jashtëm për plotësimin e pozitave të lira në Drejtorinë e Shërbimeve të Përbashkëta, si më poshtë:

 

Drejtoria: Shërbimet e Përbashkëta

Departamenti: Teknologjisë Informative

Sektori: Rrjeta Siguri dhe Infrastrukturë 05.4.1

Titulli i vendit të punës: Administrator i TI-së për Siguri

Nr. i referencës së pozitës së punës: TIK290/JP00030692

Përgjegjësi mbikëqyrëse: Po

Grada e vendit të punës: koeficienti 7(shtatë)

Kohëzgjatja e emërimit: Pa afat (duke përfshirë periudhën e punës provuese një (1) vjeçare)

Numri i pozitës së kërkuar: 1 (një) pozitë e karrierës

Raporton tek:Udhëheqësi i Sektorit Rrjeta, Siguri dhe Infrastrukturë

Vendndodhja: Prishtinë

 

 

Detyrat e kryesore:

1. Zhvillon, përditëson dhe zbaton politikat dhe procedurat për sigurinë e sistemeve të TI-së;

2. Instalon, administron dhe mirëmban softuerët dhe harduerët e sigurisë, duke përfshirë, por jo kufizuar, ‘firewall-ët’, antiviruset dhe sistemet për menaxhimin e “patch-ave”;

3. Kujdeset për konfidencialitetin, integritetin dhe disponueshmërinë e infrastrukturës së TI-së dhe informatave, duke zbatuar praktika të mira;

4. Mbron sistemet kundër qasjes së paautorizuar, modifikimit dhe/ose shkatërrimit;

5. Kryen vlerësime të cenueshmërisë dhe të skanimeve të rrjetit;

6. Kryen monitorime të trafikut të rrjetit për aktivitete të pazakonta;

7. Analizon dhe vendosë mekanizmat e sigurisë në sisteme;

8. Zhvillon, përditëson dhe zbaton protokollet për vazhdimësinë e punës/biznesit dhe të rimëkëmbjes pas fatkeqësive;

9. Kryen auditime të sigurisë dhe bën rekomandime të politikave;

10. Menaxhon me projektet e kategorisë kapitale dhe kategorisë mallra dhe shërbime, që ndërlidhen me këtë pozitë;

11. Kryen detyra të tjera të deleguara nga mbikëqyrësi i drejtpërdrejt.

 

Shkollimi i kërkuar:

 

1.      Kualifikim universitar nga shkencat kompjuterike, informatikë dhe të ngjashme;

Aftësitë, përvoja dhe atributet tjera që kërkohen:

 

  • Përvojë pune tri (3) vite-e nevojshme;
  • Njohës i mirë i Windows Client/Server dhe Microsoft Office-e nevojshme;
  • Njohës i mirë i ‘firewall-ëve’, antiviruseve dhe sistemeve për menaxhimin e ” patch-ave ” – e nevojshme;
  • Njohuri e mirë e njërës nga gjuhët zyrtare-e nevojshme.

Drejtoria: Shërbimet e Përbashkëta

Departamenti: Teknologjisë Informative

Sektori: Rrjeta Siguri dhe Infrastrukturë 05.4.1

Titulli i vendit të punës: Administrator i Sistemeve

Nr. i referencës së pozitës së punës: TIK180/JP00030693

Përgjegjësi mbikëqyrëse: Jo

Grada e vendit të punës: koeficienti 7 (shtatë)

Kohëzgjatja e emërimit: Pa afat (duke përfshirë periudhën e punës provuese një (1) vjeçare)

Numri i pozitës së kërkuar: 1 (një) pozitë e karrierës

Raporton tek: Udhëheqësi i Sektorit Rrjeta, Siguri dhe Infrastrukturë

Vendndodhja: Prishtinë

Detyrat e kryesore:

1. Zhvillon, përditëson dhe zbaton politikat dhe procedurat që kanë të bëjnë me infrastrukturën dhe përkrahjen teknike në Doganën e Kosovës;

2. Zhvillon, administron dhe mirëmban infrastrukturën e TI-së në ambientet e fizike dhe të virtualizuara bashkë me aplikacionet përkatëse;

3. Dizajnon, instalon, administron dhe mirëmban infrastrukturën e përkrahjes teknike dhe sistemin e E-mailave;

4. Kryen monitorimin e përditshëm të sistemeve, duke verifikuar integritetin dhe disponueshmërinë e të gjithë harduerëve, softuerëve, proceseve kryesore, dhe shqyrton regjistrat (‘logs’) e sistemeve dhe aplikacioneve;

5. Kontribuon në ruajtjen e standardeve të sistemeve;

6. Kujdeset që infrastruktura e TI-së, përkrahja teknike dhe aplikacionet përkatëse të jenë të disponueshme dhe funksionale vazhdimisht;

7. Menaxhon me sistemin e tiketave të “helpdesk-ut”.

8. Vendos përditësimet e softuerëve dhe ‘patch-ave’ nëpërmjet SCCM apo të ngjashme;

9. Përgatit specifikimet teknike, buxhetin e përafërt të nevojshëm, dhe arsyetimet përkatëse për projektet e infrastrukturës së TI-së;

10. Kryen detyra të tjera të deleguara nga mbikëqyrësi i drejtpërdrejt.

Shkollimi i kërkuar:

  1. Kualifikim universitar nga shkencat kompjuterike, informatikë dhe të ngjashme.

Aftësitë, përvoja dhe atributet tjera që kërkohen:

  • Përvojë pune tri (3) vite-e nevojshme;
  • Njohës i mirë i teknologjisë Windows Client/Server dhe Microsoft Office-e nevojshme;
  • Njohës i mirë VMWare ESX/vSphere, ose në teknologji të tjera për virtualizim-e nevojshme;
  • Njohuri e mirë e njërës nga gjuhët zyrtare-e nevojshme.

Drejtoria: Shërbimet e Përbashkëta

Departamenti: Teknologjisë Informative

Sektori: Rrjeta Siguri dhe Infrastrukturë 05.4.1

Titulli i vendit të punës: Specialist i TI – Databaza

Nr. i referencës së pozitës së punës: TIK470/JP00030695

Grada e vendit të punës: koeficienti 6 (gjashtë)

Kohëzgjatja e emërimit: Pa afat (duke përfshirë periudhën e punës provuese një (1) vjeçare)

Numri i pozitës së kërkuar: 1 (një) pozitë e karrierës

Raporton tek: Administratori i Databazës G7

Vendndodhja: Prishtinë

 

 

Detyrat e kryesore:

1. Zhvillon, përditëson dhe zbaton politikat dhe procedurat që kanë të bëjnë me përkrahjen teknike në Doganën e Kosovës;

2. Dizajnon, instalon, administron dhe mirëmban infrastrukturën e përkrahjes teknike, përfshirë të gjitha Data bazat (SQL Server, Access) dhe Aplikacionet (Windows dhe Web + IIS) si dhe Web faqen e Doganës dhe Intranetin;

3. Menaxhon dhe mirëmban sigurinë e qasjeve në aplikacione dhe databaza, përdoruesit dhe privilegjet e tyre. Vendosë mekanizmat e sigurisë në pajisjet fundore të TI-së;

4. Përditësimet e nevojshme në Databaza dhe Aplikacione. Vendos përditësimet e softuerëve dhe “patch-ave”;

5. Përkrahja teknike për instalimin dhe mirëmbajtjen e të gjitha pajisjeve harduerë dhe softuerë të nevojshëm në të gjitha lokacionet e Doganës së Kosovës dhe eliminimin e problemeve që shfaqen me to;

6. Vlerëson nevojat e organizatës dhe bën rekomandime për zhvillimin e databazave dhe aplikacioneve. Ofron këshilla teknike dhe rekomandime në lidhje me zhvillimet dhe mundësitë e reja të aplikimit të teknologjisë;

7. Diagnostikon dhe zgjidh çështjet teknike që lidhen me gabimet e zakonshme të përdoruesve;

8. Kujdeset që infrastruktura e përkrahjes teknike të jetë e disponueshme dhe funksionale vazhdimisht;

9. Menaxhon me sistemin e tiketave të “helpdesk-ut”;

10. Kryen detyra të tjera të deleguara nga mbikëqyrësi i drejtpërdrejt.

 

 

Shkollimi i kërkuar:

 

1.      Kualifikim universitar nga shkencat kompjuterike, informatikë dhe të ngjashme.

Aftësitë, përvoja dhe atributet tjera që kërkohen:

  • Përvojë pune dy (2) vite-e nevojshme;
  • Njohuri të mira të TI në fushën e sistemeve (Windoës Server/Client, IIS), aplikacioneve (Ueb, Windows applications, MS Access/Excel) dhe databazave (SQL Server, Access), Microsoft Office-e nevojshme;
  • Të posedojë aftësi për të identifikuar, analizuar dhe zgjidhur probleme të zakonshme të harduerit dhe softuerit-e nevojshme­;
  • Njohuri e mirë e njërës nga gjuhët zyrtare-e nevojshme.

Drejtoria: Shërbimet e Përbashkëta

Departamenti: Teknologjisë Informative

Sektori: Rrjeta Siguri dhe Infrastrukturë 05.4.1

Titulli i vendit të punës: Specialist i TI-së-Rrjeta

Nr. i referencës së pozitës së punës: TIK470/JP00030696

Grada e vendit të punës: koeficienti 6 (gjashtë)

Kohëzgjatja e emërimit: Pa afat (duke përfshirë periudhën e punës provuese një (1) vjeçare)

Numri i pozitës së kërkuar: 1 (një) pozitë e karrierës

Raporton tek: Administratori i Rrjetit G7

Vendndodhja: Prishtinë

 

 

Detyrat e kryesore:

1. Zhvillon, përditëson dhe zbaton politikat dhe procedurat që kanë të bëjnë me përkrahjen teknike në    Doganën e Kosovës;

2. Ndihmon ne Instalimin, konfigurimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve  te rrjetit LAN/WAN dhe eliminimin e problemeve ne rrjete dhe sisteme;

3. Ndihmon ne organizimin dhe mirëmban strukturën e objekteve  të Active Direcoty dhe postës elektronike;

4. Ndihmon në administrimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës se rrjetit;

5. Dokumenton dhe raporton ndryshimet e ndërmarra në rrjeta dhe sisteme te TIK;

6. Vendosë mekanizmat e sigurisë në pajisjet fundore të TI-së;

7. Kujdeset që infrastruktura e përkrahjes teknike të jetë e disponueshme dhe funksionale vazhdimisht;

8. Menaxhon me sistemin e tiketave të “helpdesk-ut”;

9. Vendos përditësimet e softuerëve dhe “patch-ave”;

10. Diagnostikon dhe zgjidh çështjet teknike që lidhen gabimet e zakonshme të përdoruesve;

11. Kryen detyra të tjera të deleguara nga mbikëqyrësi i drejtpërdrejt.

Shkollimi i kërkuar:

 

1.      Kualifikim universitar nga shkencat kompjuterike, informatikë, inxhinieri dhe të ngjashme.

Aftësitë, përvoja dhe atributet tjera që kërkohen:

  • Përvojë pune dy (2)-e nevojshme;
  • Njohuri të mirë të Windows Client/Server, Microsoft Office-e nevojshme;
  • Njohuri e mirë e njërës nga gjuhët zyrtare-e nevojshme.

Kushtet e pjesëmarrjes në konkurrim:

 

Dogana e Kosovës me rastin e publikimit të këtij konkursi, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në  Republikën e Kosovës.

Komunitetet jo shumicë dhe pjestarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në nenin 11, paragrafin 3 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin civil të Republikës së Kosovës.

Marrja dhe dorëzimi i  Aplikacioneve: bëhet në Doganën e Kosovës (objekti në Veternik), kati II,  Zyra Nr.27.

Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin:

Ligji Nr. 03/L – 149 Për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës

Rregullore Nr. 02/2010 Për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit ne web-faqen  e Doganës së Kosovës dhe në njërën nga gazetat ditore, duke filluar nga data 14.09.2017, deri më datën 28.09.2017, që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së konkursit.

Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrin brenda 4 ditësh, aplikacionet qe arrin pas këtij afati dhe ato të pakompletuar nuk do të shqyrtohen fare.

Aplikacionit i bashkëngjiten CV-ja standarde, kopjet e dokumentacionit mbi kualifikimin, përvojën dhe dokumentacionet tjera të nevojshme që kërkon vendi i punës për të cilin konkurrojnë.

Vetëm kandidatet e përzgjedhur ne listën e shkurtër /ngushtë  do te kontaktohen.

“Dogana e Kosovës, me qëllim të afirmimit të barazisë gjinore, inkurajon dhe mirëpret aplikimin e pjesëtarëve të të dyja gjinive, për të vënë në shërbim potencialet e tyre individuale në funksion të zhvillimit institucional dhe shoqëror, dhe gjithashtu, inkurajon të gjithë pjesëtarët e grupeve etnike minoritare të aplikojnë”

 

Për informata të hollësishme, mund të kontaktoni Zyrën e Burimeve Njerëzore në tel: 038 540 807, prej orës 8:00 -16:00.

Kërkesa për punësim

CV – Dogana e Kosovës – Zbrit (Download)

Data e shkadimit 28/09/2017