Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Lajme

22 December 2011

INFORMATË MBI ZHDOGANIMIN E VETURAVE

Doana e Kosovës njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se duke filluar nga data 1 janar 2012,  konform ndryshimeve të implementuara sipas vendimit të qeverisë i cili ka hyrë në fuqi nga 1 korriku 2011, ndryshojnë edhe mundësitë e zhdoganimit te automjeteve, sipas vitit te prodhimit të automjeteve. 

Pra, të gjitha automjete të prodhuara apo që kanë dalë në qarkullim në vitin 1998,  pas datës 1 janar 2012 më nuk mund të zhdoganohen.