Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Lajme

02 April 2009

INFORMATË MBI AUTOMJETET E PA – ZHDOGANUARA

Dogana e Kosovës i njofton të gjithë qytetarët e Kosovës, si dhe operatorët ekonomik, që si biznes kanë shit-blerjen e automjeteve, se ditëve në vijim njësitet e doganës do të ndërmarrin fushatë kontrolli ne gjithë Kosovën për ngritjen e nivelit të mbikëqyrjes doganore për automjetet e pa-zhdoganuara.

Dogana e Kosovës iu paralajmëron se në bazë të Kodit Doganor dhe të Akcizave, automjetet konsiderohen si çdo mall tjetër doganor dhe, si të tilla duhet t’u nënshtrohen procedurave doganore të parapara me Kodin Doganor dhe të Akcizave.

Me qëllim të evitimit të masave eventuale ndëshkuese, me poshtë ju informojmë se:

 Për të gjitha automjetet e pa-zhdoganuara që janë më të vjetra se tetë (8) vjet apo me pak dhe që janë të ekspozuara për shtije, apo ndalohen nga Njësitet e Doganës gjatë qarkullimit, duhet të prezantohet dëshmia, se për automjetin në fjalë është aplikuar një nga procedurat doganore të lejuara me Kodin Doganor dhe të Akcizave (dëshmia mbi zhdoganimin e automjetit, depo doganore etj), në të kundërtën automjeti do të konfiskohet nga Dogana dhe do të iniciohet Procedura Kundërvajtëse  pranë Doganës së Kosovës.

Kjo masë e ndalimit dhe gjobitjes vlen edhe për automjetet që mund të kenë tabela të huaja të rregullta dhe që ekspozohen për shitje nga pronarët që kanë vendbanimin në Kosovë apo jashtë vendit.

Të gjitha automjetet e pa-zhdoganuara me tabela të huaja të përkohshme, tabela tjera të parregullta (falsifikuar) apo pa to, që janë të ekspozuara për shtije apo ndalohen gjatë qarkullimit dhe që janë me të vjetra se tetë vite, do të konfiskohen menjëherë nga Dogana e Kosovës dhe të iniciohet Procedura Penale/Kundërvajtëse pranë Doganës së Kosovës.

 Nëse bizneset kanë në pronësi ose në posedim automjetet më të vjetra se tetë vite (te pazhdoganuara), atëherë ato duhet t’i eksportojnë, të lajmërojnë Doganën për asgjësimin e tyre nën mbikëqyrje doganore apo mund të heqin dorë nga këto automjete në favor të Doganës.

Si rrjedhojë e kësaj që u cek më lartë obligohen shitësit e automjeteve që menjëherë automjetet e tyre t’i vendosin në një nga procedurat e lejuara doganore, përndryshe do të ballafaqohen me masat ligjore të cilat i parasheh KDA-ja.