
Inaugurimi i skanerit mobil të Doganës
Lajme
01 February 2008
Inaugurimi i skanerit mobil të Doganës
Hani Elezit – Terminal, 1 Shkurt 2008 – Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Doganor z. Naim Huruglica së bashku me z. Hashim Thaçi Kryeministër, z. Paul Acda ZPSSP, dhe z. Ahmet Shala Ministër MEF, sot e bënë inaugurimin e fillimit të punës së skanerit mobil të Shërbimit Doganor.
Skaneri sot edhe zyrtarisht do të lëshohet në punë, me 1 shkurt 2008. Ky është skaneri i parë mobil në Kosovë. Kjo pajisje do të ndihmojë në parandalimin e Kontrabandës dhe do të rris kapacitetet e doganës në mbrojtjen e shoqërisë.
Përveç efekteve pozitive që do të sjellë përdorimi i skanerit në të hyrat nga Dogana, përdorimi i tij do të bëj Kosovën vend edhe më të sigurt sepse e rrit aftësinë e zbulimit të lëndëve narkotike, armëve si dhe mallrave të kontrabanduara.
Kapaciteti i skenimit të pajisjes është 24 maune brenda një ore. Vlera e skanerit është afro 1.4 milion euro dhe e tëra është investim i Qeverisë së Kosovës.
