Republika e Kosovës / Ministria e financave

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pages

Lajme

09 korrik 2013

HAPEN PIKË KALIME KUFITARE SHTESË PËR LEHTËSIMIN E

 

Prishtinë 09.07.2013. Në mënyrë që të reduktohet trafiku gjatë sezonit verore, në pikë kalimin kufitare  Merdare, Dogana e Kosovës ka vendosur që të hap edhe dy pikë kalime kufitare plotësuese, një në Mutivodë (komuna e Prishtinës) dhe një në Muqibaba (Komuna e Gjilanit)  të cilat do të shfrytëzohen vetëm për udhëtarë privat.

Pikë  kalimi kufitare i Mutivodës do të jetë i hapur prej orës 08:00 deri në ora 20:00 për të gjitha automjetet jo komerciale, përderisa pikë kalimi kufitare Mucibaba do të funksionoj 24 orë në ditë dhe po ashtu do të jetë i hapur për të gjitha automjetet jo komerciale.

Këto pikë Kalime Kufitare nuk do të përdoren për ngarkesa me mallra komerciale gjate kësaj periudhe. Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës  z. Naim Huruglica thekson së gjate sezonit verore këto pike kalime kufitare  janë
shumë të ngarkuara, pasi që shumica e bashkatdhetarëve që e vizitojnë Kosovën gjatë pushimeve verore, kalojnë përmes Serbisë dhe për ketë shkak këto pika mbeten të ngarkuara.

Vite me parë në ketë Merdare për shkak të radhëve të gjata, pritjet kanë arritur deri në 14 ore. Drejtori i Përgjithshëm Huruglica theksoj se “Me hapjen e këtyre dy portave plotësuese ne shpresojmë në reduktimin e radhëve të gjata.
I ftoj të gjithë bashkatdhetarët e mi që ta shpërndajnë  ketë mesazh, tek miqtë dhe të familjarët e tyre që udhëtojnë nga jashtë. Duke shfrytëzuar këto pikë kalime kufitare mund të kurseni kohë në udhëtimin tuaj drejt dhe nga Kosove. Kjo është një informate shumë e rëndësishme  për vizitoret tonë nga diaspora, të cilëve ne iu dëshirojmë mirëseardhje ne Kosovë.”

Hapja e këtyre dy pikave plotësuese per udhëtarët, është si rezultat I bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në dialogun për IBM në  Bruksel. Përveç prezencës së Doganës se Kosovës në Mutivode dhe Mucibabe, po ashtu do të jetë edhe prezenca e Doganës së Serbisë në pikat kufitare në anën e tyre.