
Gjenden mallra kontrabandë në një depo
Lajme
15 September 2021
Gjenden mallra kontrabandë në një depo
Mitrovica veriore 15 shtator 2021 – njësit e doganës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë ushtruar kontroll të befasishëm në një depo të mallrave në Mitrovicën e veriut.
Gjatë kontrollit janë gjetur sasi të konsiderueshme të mallrave të cilat nuk kishin asnjë mbulesë dokumentare të gjitha mallrat me origjinë nga Serbia.
- Miell – 1.6 ton
- Birra – 1000 litra
- Pije te gazuara 1500 litra
- Vaj ushqimor – 370 litra
- Lëngje 500 litra
- Filtera cigaresh 160000 copë
- Ujë– 1000 litra
Të gjitha mallrat janë konfiskuar gjithashtu në bashkëpunim me prokurorin themelore ne Mitrovicë, lënda është referuar për trajtim në sektorin për kundërvajtje.
Dogana e Kosovës synon që në bashkëpunim me qytetarët të mbrojë interesin e shtetit, duke u pamundësuar kriminelëve që të përfitojnë nga taksat e qytetarëve. Andaj, mirëpresim bashkëpunimin me qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mënyra më e sigurte është që të na kontaktoni përmes telefonit 0800 500 95, facebook Dogana e Kosovës ose e-mail: info@dogana-ks.org. Me bashkëpunim efikas secili bëhet pjesë e luftës ndaj krimit. Duke mbrojtur të hyrat ne i krijojmë më shumë mundësi zhvillimit të vendit.

