
GJATË JAVËS SË FUNDIT PARANDALOHEN RRETH 15 RASTE
Lajme
14 May 2010
GJATË JAVËS SË FUNDIT PARANDALOHEN RRETH 15 RASTE
Prishtinë, 14.05.2010 gjatë javës së fundit njësitet e doganës, kanë parandaluar rreth 15 raste të ndryshme të tentim kontrabande nëpër vendkalimet kufitare. Vlera e përgjithshme e këtyre kundërvajtjeve, mallrave është afro 7000 euro
Në degën Degën Doganore Aeroport Oficerët Doganor gjatë kontrollit zbuluan të fshehur 4 llap top, të pa deklaruar, me qëllim të shmangies së taksave doganore. Gjithashtu në këtë pikë ishin zbuluar afro 35 fustane solemn me vlera të larta, arsyeja ishte mos deklarimi i sakët i mallit.
Në rajonin e Mitrovicës, njësitë antikontrabandë kanë zbuluar disa raste në tentim kontrabande kryesisht të produkteve ushqimore,si vaj ushqimorë rreth 380 litra, pije të gazuara rreth 1600 litra. Gjithashtu kishin zbuluar edhe disa raste me derivate të naftës, rreth 870 litra.
Tentim kontrabande ka pasur edhe në pika të ndryshme kufitare, kryesisht të mallërave me vlera më të ulëta.
Të gjitha mallrat e zbuluara janë konfiskuar, dhe do ti nënshtrohen procedurës për kundërvajtje Doganore.