Republika e Kosovës / Ministria e financave

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pages

Fuqizimi i partneritetit ndërmjet Doganës së Kosovës dhe asociacioneve të biznesit

Lajme

21 shkurt 2017

Fuqizimi i partneritetit ndërmjet Doganës së Kosovës dhe asociacioneve të biznesit

Prishtinë, 21 shkurt 2017 – Fuqizimi i partneritetit ndërmjet Doganës së Kosovës dhe asociacioneve të biznesit është i një rëndësie të madhe për lehtësimin e të bërit biznes për sektorin privat. Kjo u tha gjatë takimit ndërmjet Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës të Kosovës Bahri Berisha dhe Drejtorit Ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë Arian Zeka.

 

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës Bahri Berisha, shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë në avancimin e dialogut ndërmjet Doganës dhe sektorit privat, duke u zotuar për vazhdimin e këtij dialogu, përmes Këshillit Konsultativ Fiskal, ose edhe mekanizmave të tjerë institucionalë.

 

Në anën tjetër, Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane Arian Zeka uroi Drejtorin e ri të Doganës për emërimin në këtë pozitë të rëndësishme duke qenë i bindur që përvoja e tij profesionale do do t’i kontribuojë më tej zhvillimit të Doganës dhe përmirësimit të dialogut me komunitetin e biznesit.

IMG_0341