0800 500 95

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

Republika e Kosovës / Ministria e financave

DOGANA E KOSOVËS

Lajme

foto1
09 dhjetor 2018

Fillojnë përgatitjet për hapjen e zyrës së Doganës së Kosovës në portin e Durrësit

 

Prishtinë 9 Dhjetor 2018, – grupet teknike kanë filluar procedurat për hapjen e zyrës së Doganës në Portin e Durrësit.

Në kuadër të bashkëpunimit të dy Qeverive, si dhe në kuadër të zbatimit të vendimeve të dyja qeverive me datën 7 dhe 8 Dhjetor në Tiranë dhe Durrës Drejtori i përgjithshëm i Doganës zt. Bahri Berisha me bashkëpunëtor ka takuar Drejtoren e Përgjithshme të Doganës së Shqipërisë znj. Belinda Ikonomi me bashkëpunëtor. Gjatë këtij takimi ishin prezent edhe dy grupet punuese të administratave doganore ku edhe janë diskutuar mbi procedurat teknike për hapjen e zyrës së Doganës së Kosovës në Portin e Durrësit.

  

Krahas takimeve u bë edhe vizita në portin e Durrësit ku me këtë rast edhe u përcaktuan  zyrat dhe ambientet e punës për Doganën e Kosovës nga ku do të zhvillohen procedurat doganore të tranzitit.

Hapja e kësaj zyre do të lehtësoj tregtimin, lëvizjen e mallrave po ashtu edhe atë të udhëtarëve. Kjo pritet të reduktoj koston e bizneseve si dhe të ndihmoj në rritjen e ekonomive të dy vendeve përmes thellimit të bashkëpunimit.

Procedurat doganore në Portin  e Durrësit nga Dogana e Kosovës do të fillojnë që nga muaji Janar 2019.