PYETJET E SHPESHTA

Import dokumentet a) Fatura në bazë të se cilës deklarohet vlera doganore e mallrave, sipas nenit 91 te këtij akti b) Deklarata për vlerat doganore te mallrave te deklaruara, sipas nenit 88 te këtij akti c) Dokumentet e kërkuara për aplikimin e aranzhimeve preferenciale tarifore (EUR 1) Dokumenti I fundit nuk është kërkesë e doganës por varet prej institucioneve tjera d) Te gjitha dokumentet e kërkuara për aplikimin e dispozitave qe rregullojnë lirimin për qarkullimin e lire te mallrave te deklaruara (Certifikata veterinare, sanitare fitosanitare, licencat e ndryshme qe janë kusht për lëshimin e mallit ne qarkullim te lire). Ndersa per Eksport nevojiten: Deklarata e Eksportit Fatura përcjellëse e mallit EUR 1, vetëm me kërkesë te palës
Vlera e automjeteve përcaktohet: a) në bazë të faturës nëse ajo është e paraqitur në vlerë reale, ( vlera e transaksionit) b) nëse nuk është vlera transaksionit, atëherë vijnë ne aplikim metodat tjera te vlerësimit.
Nëse mallrat janë të importuara nga vendet anëtare të CEFTA-s dhe atë e dëshmon me certifikatën mbi origjinën e mallit (EUR1) nga shteti përkatës at’her lirohet nga taksa doganore prej 10%.
Çdo herë kur mendoni se ju është bërë padrejtësi lidhur me ndonjë procedure doganore mund të paraqitni kërkesë për rishqyrtim me shkrim drejtuar Doganës së Kosovës dhe at mund ta dorëzoni në degën doganore përkatëse apo në zyrën administrative të doganës që gjendet në Drejtorin e Doganës së Kosovës.
Fillimisht malli i konfiskuar deponohet në depot e Doganës, nëse fjala është për mallrat ushqimore atëherë konstatohet afati i skadimit dhe kontaktohet Ministria e Bujqësis ( Agjensioni Fito – Sanitar – Veterinar) nëse mund të shitet si mall apo jo. Nëse behet fjale për mallrat tjera çdo here kur është e hapur ndonjë procedure ankimore, atëherë pritet vendimi nga ana e Departamentit Ligjor, përkatësisht nga ana e Bordit të Pavarur të Ankesave.
Origjina e mallit ka të bëjë me “përcaktimin nacional” të tijë në tregun ekonomik ndërkombëtare, në mënyre që të përcaktohet: a) shkalla e detyrimit doganor, b) restrikcionet e ndryshme, c) kuotat, d) obligimet tjera për produktin e caktuar komfor origjinës së tij.
Origjina preferenciale e mallrave nga vendet e caktuara sjell beneficione për mallrat të cilat janë subjekt i marrëveshjeve të tregtisë së lirë ndërmjet vendeve të cilat kanë rënë dakord për atë marrëveshje ose kur njëra palë e ka dhënë atë në mënyrë autonome. Këto përfitime shkojnë në drejtim të reduktimit të taksës së doganës në import ose në eliminimin e saj, heqjen e restrikcioneve kuantitative – kuotave, barrierave jo tarifore etj.
a) një certifikatë qarkullimi mallrash EUR.1 b) një deklaratë që njihet si “deklarata e origjinës”, e dhënë nga eksportuesi në një faturë, një notë dërguese apo një dokument tjetër tregtar. Një deklaratë origjine mund të përgatitet: a) nga një eksportues i aprovuar ose b) nga një eksportues i ndonjë dërgese të përbërë nga një ose më shumë paketime që përmbajnë produkte origjinuese, vlera totale e të cilave nuk i kalon 6,000.00€.
Deklarata e çdo eksportuesi të dhënë në faturë për produkte me origjinë, me vlerë deri në 6,000.00 €, duhet të ketë emrin dhe mbiemrin si dhe nënshkrimin origjinal me dorë të personit përgjegjës. Nëse është një eksportues i aprovuar, deklarata nuk duhet të nënshkruhet, nëse eksportuesi është zotuar me shkrim pranë autoriteteve doganore të vendit eksportues që të marrë përgjegjësinë e plotë për çdo deklaratë të dhënë, sikur ta kishte nënshkruar atë. Fakti është se shumë pak eksportues të aprovuar nënshkruajnë deklaratat e origjinës dhe autoritetet doganore të vendit që i kanë dhënë këtë status eksportuesit të tij janë përgjegjëse për monitorimin e përmbushjes së kushteve të miratuara.
"Eksportues i Aprovuar" do të thotë një eksportues i cili është i regjistruar në autoritetin kompetent të vendit përfitues në fjalë (Doganën e Kosovës) i cili jep deklaratë mbi origjinën e mallit me qëllim të eksportit në vendet favorizuese në bazë të marrëveshjeve të tregtisë së lirë.
Të gjitha informacionet në lidhje me marrjen e statusit të eksportuesit të autorizuar si dhe kërkesën për autorizim i gjeni në Udhëzuesin e Brendshëm Nr.43/2017 në web faqen e Doganës së Kosovës.
Në web faqen e Doganës së Kosovës mund të gjeni informacion të detajuar për paraqitjen e një kërkese për marrjen e informacionit detyrues mbi origjinën e mallit.
- Marrëveshja për tregtinë e lirë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë. - Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA 2006). - Marrëveshja e Stabilizim Asociimit ndërmjet Komuniteteve Evropiane dhe shteteve të tyre anëtare, nga njëra anë, dhe Republikës së Kosovës. - Marrëveshja e Tregtisë së lirë mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore. - Sistemi Gjeneral i Preferencave për eksportet e mallrave të Kosovës drejt Zvicrës.