Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pages

Lajme

09 July 2015

EULEX jep 15 vetura për Doganën e Kosovës

Prishtinë, 7 korrik 2015 – Sot në Doganën e Kosovës u mbajt ceremonia e donacionit të 15 automjeteve nga misioni i EULEX-it.

Ky donacion u dorëzua personalisht nga Shefi i EULEX-it zt. Gabriele Meucci, në anën tjetër Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës zt. Lulzim Rafuna pranojë donacionin.

Me rastin e këtij donacioni zt. Rafuna tha: “Kam kënaqësinë që sot të kem pranë zt. Meuccin  i cili si gjithmonë ka ndihmuar Doganën e Kosovës përmes donacioneve të pajisjeve po ashtu edhe me asistencë teknike përmes stafit të EULEX. Ky është donacioni i radhës që Dogana e pranon nga EULEX, dhe me këtë rast unë falënderoj  zt. Meucci i cili personalisht është angazhuar që dogana ta përfitojë këtë donacion. Ky donacion do të na ndihmoj që të realizojmë në mënyrë efikase detyrat tona, këto vetura do të përdoren për ekipet antikontrabandë. Pa dyshim që donacionet si këto ndihmojnë në arritjen e standardeve evropiane gjithashtu ndihmojnë në luftimin e evazionit fiskal dhe indirekt reflektojnë në më shumë të hyra për buxhetin e shteti që është edhe strategjia e Qeverisë së Kosovës në luftimin e ekonomisë jo – formale. 
Donacionet e automjeteve janë pjesë normale e punës së EULEX, por veçanërisht sot jam i kënaqur që dorëzoj këto automjete për Doganën e Kosovës” tha z. Meucci gjatë ceremonisë. “Dogana e Kosovës, nën udhëheqjen e drejtorit të përgjithshëm z.Rafuna dhe përkrahjen e Ministrit të Financave z. Hoti, ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme që të përmirësoj proceset dhe luftoj korrupsionin.  Dogana e Kosovës ka treguar që është lidere në rajon” theksojë shefi i EULEX.

DSC05878_281563.JPG