
Drejtoria doganore e Maqedonisë ka realizuar vizitë pune në drejtorinë doganore të Kosovës
Lajme
11 February 2019
Drejtoria doganore e Maqedonisë ka realizuar vizitë pune në drejtorinë doganore të Kosovës
Më 6 shkurt të vitit 2019, me iniciativë të Sektorit për kontroll dhe hetime të Drejtorisë Doganore të Republikës së Maqedonisë, u realizua vizitë pune në Drejtorinë Doganore të Republikës së Kosovës.
Qëllimi i vizitës së punës është thellimi i bashkëpunimit dhe shqyrtimi i mundësive për zbatimin e masave të përbashkëta operative taktike në luftën kundër krimit, si dhe njohja me sistemin e regjistrimit dhe administrimit të rasteve të shërbimit të zbatimit të ligjit në Drejtorinë Doganore të Kosovës.
Në takim ishin prezent përfaqësuesit e Departamentit të Hetimeve dhe Departamentit të zbulimit të Drejtorisë Doganore të Kosovës, të cilët e përshëndetën iniciativën dhe shprehën gatishmërinë për veprim të përbashkët dhe kryerjen e hetimeve të përbashkëta kriminale, me qëllim për të zbuluar dhe parandaluar veprat penale. Pavarësisht diskutimit konstruktiv, në takimin është prezentuar edhe sistemi i ri të cilin shërbimi për zbatimin e ligjit e përdor për regjistrimin dhe menaxhimin e rasteve.
Në kuadër të vizitës, u realizua takim me përfaqsues të Qendrës Kombëtare Koordinuese për Menaxhimin e Kufirit të Republikës së Kosovës, ku ishin prezentuar kapacitetet me të cilat zotëron qendra, si një mjet i rëndësishëm për zbulim kriminalistik.
Drejtoria doganore e Republikës së Maqedonisë shpreh falenderim për përzemërsinë dhe konstruktivitetin e përfaqësuesve të Drejtorisë Doganore të Republikës së Kosovës.
Uniteti dhe bashkëpunimi janë arma kryesore në luftën kundër krimit!
