Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Lajme

12 January 2014

DREJTORI I PËRGJITHSHËM MBAJTI KONFERENCËN PËR TË

Prishtinë 12/01/2014. – Sot në drejtorinë e Doganës në Prishtinë, drejtori i përgjithshëm z. Lulzim Rafuna, mbajti një konferencë për shtyp ku u prezantuan të arriturat gjatë vitit 2013.

Fillimisht u prezantuan të arriturat në fushën e mbledhjes së taksave doganore, ku z. Rafuna theksojë se ky vit ishte një vit i suksesshëm pasi që Dogana e Kosovës edhe përkundër faktit që sasia e importuar gjatë vitit 2013 është për 5% më e ulët se sasia e importuar  gjatë 2012 niveli i të hyrave ishte stabil. Dogana në total grumbulloj 837.4 milion euro. Inkurajues është fakti se ka një rritje në inkasimin e akcizës në lojëra të fatit ku gjatë vitit 2013 kemi rritje të inkasimit për 18.25%.

Si zhvillim tjetër z. Rafuna theksojë faktin se gjatë viti 2013 kemi rritje të produkteve Kosovare të cilat janë eksportuar kryesisht në vendet e CEFTA por edhe më gjerë si në Itali, Turqi, Gjermani etj. Eksporti në total ka arritur në 336,8 milion euro nga 319,6 milion euro të vitit 2012.

Në kuadër të luftimit të krimit ekonomik/financiar, Dogana ka shqiptuar 862 kundërvajtje doganore në vlerë prej 1.2 mil €, ka ngritur 151 kallëzime penale në Prokurori dhe ka nxjerr 183 aktvendime në vlerë prej 2,4 mil €. Gjithashtu gjatë këtij viti janë konfiskuar 1200  copë aparate për lojëra të fatit. Po ashtu ka pasur rritje në zbulimin e rasteve me mallrat të ndaluara ku gjatë kësaj periudhe janë kapur mbi 35 kilogram narkotikë, 32 raste me armë dhe mbi 8000 fishek të kalibrave të ndryshëm.

Një prej zhvillimeve kryesore ishe edhe fakti që me 14 dhjetor 2013 fillojë mbledhja e taksave doganore në dy pikë kalimet kufitare veriore, si dhe shkëmbimi elektronik i të dhënave doganore me Serbinë.

Drejtori i përgjithshëm në fund sqaroj se Doganën e Kosovës gjatë vitit 2014 e presin sfidat të ndryshme, ndër më të rëndësishme theksojë veriun e Kosovës, arritjen e projeksioneve buxhetore, reformën brenda Doganës, luftimin e informalitetit dhe korrupsionit.  Gjithashtu z. Rafuna ftojë  të gjithë qytetarët e Kosovës që të lajmërojnë të gjitha dukurit negative sepse Dogana ka nevojë për bashkëpunimin me qytetar ashtu që të krijojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë ne. 

DSC04558.JPG