Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Drejtori i përgjithshëm i Doganës takohet me Drejtorin e përgjithshëm të DG TAXUD

Lajme

13 February 2015

Drejtori i përgjithshëm i Doganës takohet me Drejtorin e përgjithshëm të DG TAXUD

Bruksel, Drejtori i përgjithshëm z. Lulzim Rafuna sot u takua me drejtorin e Përgjithshëm të Drejtorisë për Dogana dhe Tatime të Komisionit Evropian,  z. Heinz Zourek.
Drejtori i Doganës së Kosovës njoftojë për zhvillimet dhe progresin e fundit në Doganën e Kosovës, gjithashtu falënderojë Unionin Evropian për asistencën që është duke I dhënë doganës në këto zhvillime.  Gjithashtu u njoftuan për ndryshimet në strukturën e Doganës dhe ndryshimet tjera pozitive që kanë për qëllim zhvillimin e mëtejshëm të institucionit në luftimin e dukurive negative, përfshirë edhe korrupsionin.
Drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë për Dogana dhe Tatime të Komisionit Evropian,  z. Heinz Zourek çmojë lartë dhe përgëzojë Doganën e Kosovës për angazhimin e shtuar për të arritur rezultatet pozitive, reformën e cila ndihmon proceset e integrimit si dhe për bashkëpunimin me drejtorinë e TAXUD-it. Z. Heinz premtojë përkrahje edhe më tutje për Doganën e Kosovës.
Ky ishte takimi i parë i këtij niveli për Doganën e Kosovës, prandaj si i tillë ishte mjaft i rëndësishëm sepse ndihmon në ndërtimin e një sistemi doganor kompatibil me Unionin Evropian.

takimi_318403.jpg