Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, z.Agron Llugaliu takon Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Doganave në Bruksel

Lajme

16 May 2022

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, z.Agron Llugaliu takon Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Doganave në Bruksel

16 Maj 2022 – Drejtori i Përgjitshëm i Doganës së Kosovës, është duke qëndruar për vizitë zyrtare në  Bruksel,  ku u mirëprit në takim nga Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Doganave (OBD),  Dr. Kunio Mikuriya.

Në këtë takim, Drejtori i Përgjithshëm z.Llugaliu njoftoi  Sekretarin e Përgjithshëm të OBD-së, Dr. Kunio Mikuriya, për të arriturat, sukseset si dhe sfidat e Doganës së Kosovës.  

Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm e njoftoi Sekretarin e Përgjithshëm lidhur me planet e ardhshme të Doganës së Kosovës, me qëllim të avancimit të  kapaciteteve në  të gjitha fushat.

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Doganave Dr. Kunio Mikuriya,  vlerësoi angazhimin dhe kontributin e Doganës së Kosovës si anëtare e OBD-së, dhe u diskutua për bashkëpunimin e mëtejshëm. Dogana e Kosovës është e përkushtuar të avancoj sistemin dhe proceset duke zbatuar meknazimat e OBD-së. 

DC_GD