
Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës merr pjesë në takimin e rregullt tre ditor të Këshillit të Organizatës Botërore të Doganave
Lajme
24 June 2023
Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës merr pjesë në takimin e rregullt tre ditor të Këshillit të Organizatës Botërore të Doganave
Bruksel, 24 Qershor 2023. Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës zt. Agron Llugaliu ka marr pjesë në takimin e rregullt tre ditor të Këshillit të Organizatës Botërore të Doganave (OBD), i cili është trupi më i lartë qeverisës në organizatë. Takimi ka filluar me datë 22 dhe ka përfunduar sot dhe si mbledhje e rregullt shërben si një forum i rëndësishëm për diskutimin e çështjeve të rëndësishme doganore në nivel global, formulim të politikave, vlerësim të progresit të OBD-së, vendimmarrje për të ardhmen e organizatës si dhe shërben si mundësi për njohje dhe rrjetëzim në mes të anëtarëve të OBD-së nga e gjithë bota.
Gjatë punimeve sipas programit Këshilli ka zgjedhur edhe udhëheqësinë e re, konkRetisht Sekretar i Përgjithshëm me mandat nga viti i ardhshëm është zgjedhur zt. Ian Saunders nga Dogana e Shteteve të Bashkuara, ndërsa Kryesues i Këshillit me mandat një vjeçar është zgjedhur Edward Kieswetter nga Afrika e Jugut.
Kosova ka qenë pjesëmarrëse aktive dhe kontribuese në punën e OBD-së në të gjitha mundēsitë e përfshirjes, duke filluar me pejsmarrjen në operacionet e përbashkëta të zbatimit të ligjit, programet për ngritje të kapaciteteve dhe praktikave të punës, ndërkaq që kontributin më të theksuar e ka dhënë me angazhimin e ekspertëve tanë të akredituar në fushën e zbatimit të ligjit, të cilët vazhdojnë të ofrojnë ekspertizën e tyre në programet trajnuese të OBD-së në vende të ndryshme të botës. Për këtë Dogana e Kosovës në shumë raste është falenderuar nga OBD.
Rikujtojmë se Dogana e Kosovës ka qenë e nderuar me vizitën e fundit të Sekretarit të Përgjithshëm të OBD-së Dr. Kunio Mikurya në fund të prillit. Dr. Mikurya gjatë adresimit para mediave pati shprehur vlerësim të lartë për zhvillimet dhe arritjet e Doganës së Kosovës dhe ka vënë në dukje angazhimin tonë për të implementuar praktikat bashkëkohore. Ky vlerësim na inkurajon të vazhdojmë punën dhe të përparojmë në përmirësimin e performancës së Doganës në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Bashkëpunimi jonë me Organizatën Botërore të Doganave është një pjesë e rëndësishme e kësaj përpjekjeje dhe ne jemi të vendosur të vazhdojmë të jemi aktorë konstruktivë në këtë fushë.

