Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës merr pjesë në sesion e 132 të OBD (WCO)

Lajme

02 July 2018

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës merr pjesë në sesion e 132 të OBD (WCO)

Prishtinë 30 qershor 2018, – Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës z. Bahri Berisha me bashkëpunëtor është duke qëndruar në Bruksel ku është duke marr pjesë Organizatën Botërore të Doganave respektivisht në sesionin e 132 të Këshillit të Organizatës Botërore të Doganave.

Drejtori i përgjithshëm Bahri Berisha së bashku me ambasadori e Republikës së Kosovës në Bruksel zt. Bernard Nikaj morën pjesë në punimet që u zhvilluan në kuadër të të Këshillit të Organizatës Botërore të Doganave pjesëmarrës ishin 182 shtete anëtare. Ky është sesioni i 4-te i OBD ne te cilin Kosova po merr pjese si anëtare qe nga janari 2017.

Në këtë sesion u ri-zgjodh Sekretari i Përgjithshëm i OBD z. Kunio Mikuriya. Në këtë sesion u diskutua rishikimi i Konventës se Kyotos, ndërtimi i kapaciteteve, programet për lehtësim të tregtisë që do të i ofrohen shteteve anëtare dhe çështje tjera te rëndësishme në fushëveprim doganor.

IMG-1