
DREJTORI I DOGANËS Z. RAFUNA PRITI SOT HOMOLOGEN E
Lajme
11 April 2014
DREJTORI I DOGANËS Z. RAFUNA PRITI SOT HOMOLOGEN E
Prishtinë 11 prill 2014 – Drejtori i Doganës së Kosovës z. Lulzim Rafuna priti në takim homologen e tij nga Shqipëria znj. Elisa Spiropali Drejtoreshë e Përgjithshme Doganës së Shqipërisë.
Drejtoresha e Doganës së Shqipërisë znj. Spiropali me bashkëpunëtorë vizituan sot Doganën e Kosovës, ku edhe u pritën nga z. Rafuna si dhe menaxhmeni i lartë i Doganës.
Temat e takimit ishin zbatimi i planit të përbashkët ndërmjet dy vendeve, marrëveshja e transitit, pastaj shkëmbimi elektronik i të dhënave, shkëmbimi i analizave laboratorike ku u dakorduan që laboratorët përkatëse të përdoren për nevoja të të dy doganave dhe pa kosto shtesë.
Pas takimit znj. Spiropali së bashku me z. Rafuna vizituan edhe fabrikën Vipa çips në Pestovë, për t’u informuar më tepër rreth çështjeve të ndryshme lidhur me eksportin dhe importin e kësaj kompanie.
Me këtë rast zt. Rafuna tha se qëllimi i vizitës në kompaninë Pestova është për të parë se çka mundemi të bëjmë lidhur me ndihmën që në mund të japim biznesit ashtu që të reduktojmë shpenzime dhe në kohën e qarkullimit të mallrave në të dy drejtimet”.
Nga ana tjetër znj. Spiropali theksojë se ka bashkëpunim shumë të mirë me Doganën e Kosovës kurse tani është koha që të heqim barrierat artificiale që pengojnë tregtinë e ligjshme ashtu që të dy vendet të forcohen në aspektin ekonomik. Ne duhet të ju japim mundësi prodhuesve që të përparojnë. Dua të dëgjoj kritika dhe çështje konkrete ashtu që ne të mund të ju adresohemi me zgjidhje.
Kurse kryetari i odës ekonomike zt. Gërxhaliu theksojë se bashkëpunimi në mes të dy doganave është shembull i raporteve ndër institucionale, tanimë është koha që të mos jemi të ngarkuar me folklorizëm por duhet ti hapim rrugën bashkëpunimit ekonomik sepse kështu mund të përshpejtohen integrimet ashtu që të eliminojmë barrierat në mes të dy shteteve.
Në fund drejtori i kompanisë Pestova zt. Bedri Kasumi falënderojë për vizitën e sotshme gjithashtu theksojë se raportet në mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk duhet të jenë në frymën e konkurrencës por duhet të plotësojnë njëra-tjerën.
