Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Lajme

17 January 2014

DREJTORI I DOGANËS SLLOVENE VIZITON DOGANËN E KOSO

Prishtinë 17 Janar 2013 –  Sot Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës z. Lulzim Rafuna me bashkëpunëtor priti Drejtorin e përgjithshëm të Doganës  Sllovene  z. Rajko Skubic.

Dogana e Kosovës dhe ajo e Sllovenisë kane një bashkëpunim shumë të mire në aspektin e shkëmbimit të përvojave dhe bashkëpunimt bilateral.

Temat e takimit ishin bashkëpunimi Doganor dypalësh, zhvillimi në trendet ekonomike ndërmjet Sllovenisë dhe Kosovës,  pastaj implementimi i marrëveshjes së nënshkruar në mes të dy palëve si dhe shkëmbimi i përvojave me mundësi bashkëpunimi në mes të dy administratave. 

Pas takimit z. Rafuna theksoi se “bashkëpunimi ndërmjet dy organizatave dhe implementimi i marrëveshjes për shkëmbimin e të dhënave na mundëson eliminimin e mundësisë së evazionit fiskal, po ashtu na bënë të mundur edhe shkëmbimin e asistencës profesionale ndër administror, me theks të veçantë tani ku edhe jemi në fillimin e reformës dhe strukturimit të Doganës”

Ndërsa në anën tjetër z.Skubic tha “ Dogana Kosovare dhe ajo sllovene kanë bashkëpunim shumë të mirë që një kohë të gjatë.  Sukseset e Doganës vërehen  vetëm kur ne bashkëpunojmë përmes shkëmbimit të informatave dhe të dhënave, ashtu që së bashku arrijmë rezultatet më të mira. Me interes përcjell zhvillimet në Doganën Kosovare  dhe jemi të lumtur për suksesin tuaj, gjatë vizitës sime pash të arritura dhe zhvillime të mëdha të cilat ka bërë Dogana e Kosovës drejt standardeve Evropiane”. 

DSC04585.JPG