
Drejtori i doganës së Malit të zi takohet me drejtorin e Doganës së Kosovës
Lajme
18 May 2015
Drejtori i doganës së Malit të zi takohet me drejtorin e Doganës së Kosovës
Prishtinë, Sot në Doganën e Kosovës qëndroj drejtori i doganë së Malit të Zi zt. Vladan Jokoviq cili u prit nga homologu zt. Lulzim Rafuna. Fillimisht drejtori Rafuna bëri prenzantimin e të arriturave dhe sfidave me të cilat përballet dogana e Kosovës.
Sipas agjendës zyrtare fillimisht u diskutua lidhur me implemetimin e marrëveshjes e cila ka kohlë që është në fuqi ku të dy palët theksuan se kjo marrëveshje duke u respektuar dhe ndihmuar të dy administratat në adresimin e problemeve dhe sfidave të përbashkëta. Gjithashtu pikë tjetër e diskutimeve ishte edhe angazhimi i dy administrateve në luftimin e kontrabandës dhe mallrave ilegale.
Gjatë takimit u arrit marrëveshje që të fillohet edhe me projektin e ndërtimit të një objekti në të cilin do të funksionojnë dy administratat. Gjithashtu si rrdhjedhojë e takimit u diskutua dhe njëherit gjeti përkrahjen e dy administratave ishte projekti për fillimin e patrollimeve të përbashkëta. Nga ky projekt do të përfitojnë dë administratat pasi që lufta kundër kontrbandës dhe aktiviteteve ilegale është agjendë e përbashkët.