Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Lajme

09 June 2017

Drejtoresha e Doganës Shqiptare viziton Doganën e Kosovës

Prishtinë, 9 qershor 2017, – Drejtoresha e Përgjithshme e Doganës Shqiptare Znj. Belinda Ikonomi së bashku me bashkëpunëtor është pritur sot nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës zt. Bahri Berisha.

Edhe ky takim bilateral i drejtorëve të përgjithshëm të Doganës së Kosovës dhe Doganës së Shqipërisë kishte për qëllim thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e doganës dhe eliminimin e barrierave potenciale në mes të dy vendeve tona.

Derisa takimi formal u zhvilluar rreth temave të mëposhtme siç janë:

  • Shkëmbimi I informacionit midis dy administratave;
  • Diskutim lidhur me vlerën doganore dhe procedurat e aposteriorit;
  • Lehtësimi i tregtimit mes dy vendeve;
  • Diskutim rreth grupit punues për portin e Durrësit;

Gjithashtu u diskutuan edhe tema të ndryshme duke theksuar se tanimë Dogana e Kosovës dhe ajo Shqiptare kanë një bashkëpunim të shkëlqyer, bashkëpunim ky i cili lehtëson në masë të madhe tregtinë në mes të dy vendeve tona.

Të dy drejtorët e përgjithshëm pas takimit konkluduan se marrëdhëniet në mes të dy Doganave janë në nivelet më të larta të mundshme.

DSC06817