
Drejtoresha e doganës së Shqipërisë znj.Beqiraj viziton për herë të parë Doganën e Kosovës
Lajme
03 April 2015
Drejtoresha e doganës së Shqipërisë znj.Beqiraj viziton për herë të parë Doganën e Kosovës
Prishtinë 2 prill 2015 – Sot në Drejtorinë e përgjithshme të Doganës së Kosovës qëndrojë për vizitë zv. Ministrja e Financave të Republikës së Shqipërisë znj. Beqiraj e cila njëkohësisht është edhe Drejtoreshë e përgjithshme e Doganës së Shqipërisë, gjithashtu në këtë takim mori pjesë edhe Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë zt. Qemal Minxhozi. Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës z. Lulzim Rafuna me bashkëpunëtorë priti delegacionin ku dhe u zhvillua takimi.
Ky takim është rrjedhojë e marrëveshjeve të nënshkruara në mes të dy vendeve, pra thellon edhe më tutje bashkëpunimin e ndërsjellët në mes të dy administratave respektive.
Drejtori i përgjithshëm zt. Rafuna pas takimit theksoj – “Gjatë takimit diskutuam për masat që dy organizatat tona do të ndërmarrin për implementimin e marrëveshjeve të nënshkruara në mes të dy qeverive tona. Do të formojnë grupe punuese dhe do të vendosim afatet për konkretizimin në terren ashtu se si parashihen me marrëveshje. Ka mbi një muaj që procedura e tranzitimit të përbashkët është duke funksionuar dhe në këtë kohë ne jemi duke shikuar se ku mundemi ende të thjeshtëzojmë procedurat ashtu që kufiri të mos jetë pengesë por urë lidhëse. Dy administratat tona kanë marrë obligime dhe kanë zotime që të ulin në minimum kohën e pritjes ashtu që lehtësojmë tregtinë”.
Nga ana tjetër drejtoresha e përgjithshme e Doganës së Shqipërisë tha “arsyeja që unë jam sot këtu është që të jetësojmë premtimet dhe pikat për të cilat jemi dakorduar për bashkëpunim. Kuptohet që transiti i përbashkët është një storje suksesi e dy administratave tona. Por ne kemi ende punë për të bërë ashtu që të lehtësojmë tregtinë në mes të dy vendeve. Presim që nga maji të fillojmë të ofrojmë një doganë të përbashkët dhe brenda këtij gjashtëmujori të parë të eliminojmë edhe tarifat tjera të cilat janë kosto për biznesin.
