Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Lajme

19 October 2013

DREJTORESHA E DGANËS SË SHQIPËRISË znj. SPIROPALI

Prishtinë 19 Tetor 2013 – Sot Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës z. Lulzim Rafuna  me bashkëpunëtor priti Drejtoreshën  e përgjithshme të Doganës së Shqipërisë znj. Elisa Spiropali me bashkëpunëtor, ku zhvilluan një takim pune në Prishtinë.

Temat e takimit ishin bashkëpunimi Doganor dypalësh, zbatimi i marrëveshjes për bashkëpunim / Bashkim Doganor, luftimi i krimit ndërkufitar etj. Gjatë takimit u diskutua intensifikimi i mëtutjeshëm i bashkëpunimit ndërkufitar me qëllim të lehtësimit të qarkullimit tregtar në mes të dy vendeve si dhe tejkalimi i problemeve praktike.

Pas takimit Drejtori i Pergjithshëm z.Rafuna theksoi se “bashkëpunimi me Doganën e Shqipërisë do të thellohet edhe më shumë, si dhe do të krijojmë grupe të përbashkëta punuese për eliminimin e procedurave në mënyrë që ti ndihmojmë bizneset për një qarkullim sa më të lehte në vendin tonë”.

Në anën tjetër znj. Spiropali theksoi se “përveç thjeshtëzimit të procedurave ndër administror, të bashkëpunohet sa më afër  në mënyrë që të kalohet  nga një kufi real në një kufi virtual midis dy vendeve për të hequr pengesat e fundit që kanë  mbetur dhe për të thjeshtëzuar kalimin qoftë të njerëzve qoftë të tregëtisë që është shumë e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të të dyja vendeve .

Takimi u  karakterizua në frymën e mirëkuptimit dhe u arrit pajtim i dyanshëm rreth temave të diskutuara si dhe u dakorduan që të mbajnë takime të rregullta çdo dy muaj ashtu që të parandalohen problemet eventuale në mes të dy vendeve

DSC04430.jpg