
DOGANIERËT PARANDALOJNË KONTRABANDËN E NAFTËS
Lajme
05 September 2008
DOGANIERËT PARANDALOJNË KONTRABANDËN E NAFTËS
Mitrovicë. 04.09.2008 -Mbrëmë në rrugën Mitrovicë – Skenderaj, Shërbimi Doganor i Kosovës (njësitet antikontrabandë FAST) në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë ndaluar një autobotë për të cilën dyshohet se është tërësisht e kontrabanduar nëpërmjet veriut të Kosovës, kjo autobotë nuk posedonte asnjë dokument mbi prejardhjen e mallit.
Informatat fillestare mbi sasinë e tentuat për kontrabandim flasin për mbi 13.000 litra benzinë, gjithashtu pas kontrollit të kabinës së shoferit janë gjetur edhe një sasi e madhe e parave (12.000 euro).
Vozitësi i autobotës është marr në pyetje nga oficeret hetues, kurse autobota dhe tërë sasia e benzinës i janë nënshtruar ndalimit, respektivisht konfiskimit
Gjithashtu dje rreth orës 16:00 Shërbimi Doganor ka arritur të parandaloj edhe një tentim kontrabandimi të derivateve të naftës. Në këtë rast njësit tona kanë ndaluar një kombi i cili kishte mbi 2000 litra naftë.
Pra vetëm në këto dy raste janë konfiskuar dhe parandaluar kontrabandimi i mbi 15000 litra derivate të naftës. Rasti i është referuar hetuesisë deri në përfundim të procedurave.