
DOGANIERËT KONFISKOJNË SASI TË MËDHA MUNICIONI
Lajme
17 July 2008
DOGANIERËT KONFISKOJNË SASI TË MËDHA MUNICIONI
Prishtinë, 17 korrik 2008.- Sot në degën doganore të Vermicës oficerët doganor parandaluan kontrabandimin e një sasie të madhe të municionit.
Rreth orës 15:00 oficerët doganorë gjatë kontrollit rutinor të automjetit Golf 2 me targa te huaja (Zvicrës) kanë zbuluar plumba të llojeve dhe kalibrit të ndryshëm, sipas informatave fillestare bëhet fjalë për sasinë mbi 17.000 copë.
Gjatë kontrollit detaj të automjetit është gjetur edhe një arme me tytë të gjatë e kalibrit të vogël.
E gjithë sasia ka qenë e fshehur në pjesët e brendshme të dyerve dhe pjesëve tjera të automjetit. Pas këtij zbulimi Dogana është asistuar nga SHPK-ja, respektivisht policia kufitare.