Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pages

Lajme

06 May 2009

DOGANËS SË KOSOVËS I HAPEN DYERT PËR BASHKËPUNIMI

Prishtinë 6 maj 2009: Gjatë javës së kaluar një delegacion i ekspertëve të  Doganës së Kosovës i kryesuar nga z. Lulzim Rafuna  zhvillojë takime pune me  zyrtarët e Ministrisë së Financave dhe të Doganës së Finlandës. Në këtë takim u negociua  Marrëveshja  Ndërkombëtare, e cila sipas protokollit të arritur  do të nënshkruhet në Shtator 2009. Marrëveshja konsiston në bashkëpunim në çështjet doganore; shkëmbimi i informatave, luftimin e krimit ekonomik, trajnimet e përbashkëta në fusha të ndryshme, shkëmbimin e pajisjeve teknike në mes të dy Doganave, etj.  

 

Në saj të këtij takimi Dogana e Kosovës, duke pas parasysh rolin që Dogana e Finlandës ka në OBD, paraqiti edhe kërkesën e saj për anëtarësim në Organizatën Botërore të Doganës, për të cilën ide morri mbështetje/përkrahje nga Udhëheqësit e Doganës së Finlandës dhe Ministrisë së Financave. Ne javën e ardhshme Ministri i Ekonomisë dhe Financave z. Ahmet Shala do të paraqes kërkesën e Doganës së Kosovës për anëtarësim në Organizatën Botërore të Doganës.  Në Samitin e radhës i Organizatës Botërore të Doganës, i cili do të mbahet në korrik 2009,  pritet të diskutohet për kërkesën e Doganës së Kosovës për anëtarësim. 
Duke pasur parasysh këtë proces shumë  të rëndësishëm, Dogana e Kosovës është duke i ndërmarr hapat për lidhje të marrëveshjeve ndërkombëtare për bashkëpunim  me  Doganat e vendeve, rajonale, evropiane dhe botërore.

 

kliko këtu për më shumë informata për OBD>>>

1.jpg