
DOGANA ZURI NJË AUTOBOT KONTRABANDE
Lajme
28 July 2008
DOGANA ZURI NJË AUTOBOT KONTRABANDE
Prishtinë, 28 korrik 2008.- me datë 25.07.08 rreth orës 09:45, afër Mitrovicës është vërejtur një autobotë për të cilën dyshohet se është e mbushur me naftë. Njësiti anti-kontrabandë kanë ndaluar këtë autobotë të dyshuar, pasi janë marrë dokumentet personale nga vozitësi janë kërkuar edhe dokumentet lidhur me ngarkesën, të cilat janë refuzuar nga vozitësi.
Njësit anti-kontrabandë kanë marre vendim që ta përcjellin në terminalin doganorë këtë autobot, në atë moment vozitësi në mënyrë shumë agresive ka kthyer autobotën dhe ka tentuar të largohet në drejtim të Zveqanit, në ketë rast oficerët doganor kanë reaguar dhe kanë ndalur vozitësin nga qëllimi i tij.
Gjate kësaj përpjekje një oficerë doganor ka marrë lëndime të lehta. Policia menjëherë ka asistuar në këtë rast, vozitësi është arrestuar kurse autobota nën përcjelljen e njësive anti-kontrabandë dhe të policisë është dërguar në terminalin e Mitrovicës.
Dyshohet se sasia e përafërt është e këtij tentim kontrabande është 12.000 litra naftë.
Gjatë kontrollit detal të maunës, vërejtëm se autobota është me plombë të doganës serbe, që tregon se kjo autobotë është importuar. Ky rast i është dorëzuar hetuesisë deri ne përfundim te procedurës.