
DOGANA ZBULON SASI E FISHEKËVE
Lajme
22 October 2013
DOGANA ZBULON SASI E FISHEKËVE
Prishtinë 22 tetor 2013, – Oficerët Doganor kanë parandaluar një rast me kontrabandim të fishekëve.
Njesitet Doganore antikontrabandë së bashku me Policinë e Kosovës gjatë patrullimit në rajonin e Vitomiricës, saktësisht në fshatin Cerkulez kanë ndaluar një automjet të llojit passat për një kontroll rutinore.
Gjatë kontrollit Njësitet Doganore kanë zbuluar sasi të fishekëve rreth 75 copë. Menjëher pas zbulimit Oficerët i kanë konfiskuar fishekët, dhe ua kanë dorëzuar Policisë së Kosovës.
Me këtë rast personi në fjalë ka shkaktuar vepër penale sipas nenit 274 pika A, të KDAK-ës. I tërë rasti i është dorëzuar Policisë Kufitare për procedurë të mëtutjeshme.